'Nga Janari, komisariat dixhital' 
Tahiri: Pasaporta e karta të reja

TIRANE - Qeveria shpall dixhitalizimin e sistemit të shërbimeve si një instrument që lufton burokracinë, abuzivizmin dhe korrupsionin. Në Janar të vitit 2015 Shqipëria do të pajiset me komisariate dixhitale, automate të shpërndara në qytet që do t’u ofrojë njerëzve akses dhe shërbime elektronike që deri më tani i sigurojnë përmes zyrave të stacioneve të policisë. Këtë informacion qytetarët do të mund ta sigurojnë përmes kartës së identitetit, një kodi personal dhe shenjave të gishtërinjve. Kështu, komisariatet dixhitale do t’i krijojnë qytetarëve më shumë lehtësi për të marrë shërbime e për të denoncuar shkeljet e ligjit, pa u dashur të mbajnë radhë e të lënë bashkshishe në sportele. Gjithashtu, me nisjen e këtij viti të ri qytetarët do të kenë në dorë pasaporta biometrike dhe karta identiteti të reja, të cilat garantojnë elemente të larta të sigurise. Por qytetarët që janë të pajisur me pasaportat aktuale biometrike dhe që ende nuk i ka skaduar afati, do të pasijien me pasaportën e re në përfundim të afatit. 
 
Ishte ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, që nga konferenca, e organizuar nga Ministria e Inovacionit, me temë “Letërnjoftimi, siguria juaj për shërbimet elektronike” i bëri të ditura këto nisma, që sipas tij do të ndihmojnë në luftën ndaj korrupsionit.  Pasaporta dhe karta e re e identitetit, sipas Tahirit do të kenë elementë të shtuar të sigurisë, që sipas tij i bën ndër më të sigurtit në botë. 
 
Sakaq, “e-gate” është një tjetër projekt që pritet të marrë jetë vitin e ardhshëm. Ministri i Punëve të Brendshme tha se “e-gate” do të pilotohet në aeroportin e Rinasit. Ky sistem modern për kalimin e qytetarëve në pikat kufitare bën leximin elektronik të pasaportëts dhe elementëve që gjenden në pasaportë dhe bën fotografimin e njerëzve në momentin kur hyn në e-gate.

tahiri
 
Tahiri: Në janar gati Komisariati dixhital, pasaporta e karta të reja
Sipas Tahirit, dixhitalizimi i komisariateve do të shtojë sigurinë në shërbimet elektronike si dhe do të rrisë besimin e qytetarëve tek institucionet. 

“Në vizionin tonë shoqëria nuk është vetëm masa represive, në vizionin tonë siguria është inovacion, është teknologji, dhe sigurisht nuk është dhe duhet të jetë monopol e policisë së shtetit. Ne mendojmë që duhet të ndërtojmë besimin ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve, duke shkëmbyer informacion dhe shërbime. Duke luftuar abuzimin nga njëra anë dhe korrupsionin nga ana tjetër. Shërbimet ulin mudësinë e korrupsionit. Më shumë besim më shumë bashkëveprim, më shumë kapacitet për shërbime cilësore, që do të thotë më shumë siguri për qytetarët dhe bizneset. Në janar 2015 qytetarët shqiptarë do të kenë në dorë pasaportat e reja ndër më të sigurtat në botë. Gjithashtu nga janari do të kenë në dorë edhe letërnjoftimin e ri. Këto garantojnë siguri maskimale nëpërmjet elementëve të sigurisë, që janë prekja me reliev e kartës së identitetit, gjurmët e gishtave dhe njohja e fytyrës. Me ccipin e sigurtë, pagesat elektronike dhe gjurmimet e transaksioneve, janë pjesë e luftës ndaj korrupsionit. Nuk është e nevojshme ta përsëris për dhimbjen e kokës për radhët e gjata, shërbim jocilësor. Duke filluar nga janari shpresojmë të kemi komisariatin dixhital, që i lejon qytetarit të identifikohet përmes kartës së identitetit, duke i ofruar të njëjtin shërbim që sot ofrojnë zyrat. Në këtë mënyrë garantojmë aksesin dixhital të Policisë së Shtetit. Ai gjendet kudo ku ka akses të shtuar të publikut. Është 24 orë i hapur gjatë gjithë javës dhe asnjë kufizim sa i përket komunikimit virtual. Qytetari mund të kryejë pagesa për shërbimin në këmbim të faturës.” theksoi Tahiri

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq