'One Direction' flak nga hoteli Eliza
Dushkun: E duam ne të gjithë katin

'One Direction' flak nga hoteli Eliza<br />Dushkun: E duam ne të gjithë katin
Ajo është aktore mjaft e njohur në Hollivud për shkak të prodhimeve kinematografike dhe serialeve ku ka qenë pjesë. Mirëpo fama e fituar gjatë këtyre viteve nuk e ka ndihmuar aktoren me origjinë shqiptare Eliza Dushku, për të “kapërcyer” famën e grupit britanik “One Direction”.

Ajo është nxjerrë jashtë dhomës së hotelit në Pensilvani ku ishte duke qëndruar për më shumë se dy muaj. Shkak për diçka të tillë është bërë fakti se grupi i djemve britanik donin për vete të gjithë katin e hotelit.

Këtë ndodhi e ka bërë publike vetë Dushku përmes një fotoje dhe një shkrimi në Instagram ”#DragMeDown (më tërhiq poshtë), One Direction mos u shqetsoni, ishte aq mirë të dilja jashtë dhomes time te hotelit saqë mund ta mbani te gjithë katin për vete, aty ku unë kam qëndruar për dy muaj”.

Grupi “One Direction” ka qëndruar në Pensilvani për shkak të turit të tyre “On the road again”.






Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

6/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv