ReportTv ka siguruar ekskluzivisht një shkresë të një prej drejtorive të ujësjellës kanalizimeve në vend ku i kërkon institucioneve publike të shlyejnë detyrimet nëse kanë si dhe të njoftojnë punonjësit për të njëjtën gjë. Shkresa nis me përmbajtien se “të gjithë klientët e Ujësjellës Kanalizimeve kanë detyrim ligjorë të paraqiten pranë shoqërisë me qëllim shlyrjen e detyrimeve që rrjedhin nga faturat e palikujduara të ujit të pijshëm”.
Në rast të mos shlyrjes së këtyre detyrimeve në mënyrë vullnetare Ujesjellës Kanalizimet paralajmëron se “do të fillojë ekzekutimi i detyrueshëm dhe ndjekia penale ndaj klinetëve debitorë”. Afati për shlyrjen vullnetare të debive nga institucionet publike dhe të punësuarve në shtet sipas kësaj shkrese ka qenë afati 20 nëntor i këtij viti.
Prej tre ditesh ka nisur aplikimi i masave ligjore ku çdo debitorë do të procedohet penalisht në polici dhe prokurori sipas nenit 159 të kodit penal, përkatësisht për veprën penale të “shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”. Pak javë më parë më 30 tetor 2017 kryeministri i vëndit Edi Rama prezantoi reformën e ujit ku paralajmëroi dhe ndëshkime për ata që abuzojnë me këtë pasuri kombëtare.
Reforma e ujit është e dyta pas asaj të energjisë elektrike e cila po ashtu nisi fillimisht me administratën publike dhe buxhetorët të cilëve u kërkuan librezat për të vërtetuar se kanë shlyer detyrimet kundrejt operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO










