Qyteti i Lezhës mbrëmjen e kaluar është mbushu tërësisht me ujë, duke bërë të pamundur kalimin normal të qytetarëve.

Në lidhje me këtë problem sot është shprehur bashkia e këtij qyteti. Sipas saj Lezha nuk ka infrastrukturën e nevojshme ndaj dhe ndodhin përmbytjet.

Shirat e shumta të rënë mbrëmjen ditën e djeshme bën që qyteti i Lezhës të zhytet i tërin nën ujë. Në lidhje me këtë problem sot është shprehur sot bashkia e këtij qyteti.

Sipas Drejtorit të Shërbimeve Publike, Lezha nuk ka infrastrukturën e duhur për evadimin e ujera kur ka reshje të dendura, ndaj dhe ndodhin përmbytje. Gjithashtu në përmbytjet e një nate më parë ka ndikuar edhe mungesa e energjisë elektrike për rreth 30 minuta për pasojë ka qenë jashtë funksionit sistemi i pompave.

“Lezha e ka këtë fenomen, sa herë që ka reshje me intensitet të lartë e krijojnë përmbytjen për disa arsye e para, nuk kemi infrastrukturën e duhur për largimin e ujërave sipërfaqësore dhe kanalizimet që kanë këtë problem,” tha Ndue Lushi Drejtor i Shërbimeve Bashkia Lezhë.

Për ti dhënë zgjidhje përfundimtare këtij problemi, drejtori i shërbimeve publike thotë se duhen investime të mëdha dhe bashkia është në tratativa me disa organizata të huaja për ti realizuar këto ndërhyrje.

“Nuk është kaq e lehtë zgjidhja e këtij problemi, duhet një projekt mjaftë madhor por duhet të dihet një fakt, Lezha ka nivel të ulët me detin dhe rënia e reshjeve me intensitet të lartë shkakton përmbytje provizore,” shpjegoj Ndue Lushi.

Pas përmbytjeve të një natë më parë uji është larguar pa shkaktuar dëme, por duket lënë pas balte dhe inerte të shumta.

Ndërkohë që bashkia Lezhë është në pritje të ndonjë donator të mundshëm pasi me fodet që ka në dispozicion nuk i dalin për të paguar qerat e makinave luksoze të marra me qera.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com