Një nënë 87-vjeçare nga Nevada po nxitonte të shihte djalin e saj, i cili ishte në gjëndje kritike në një spital në Salt Lake, 550 kilometër larg.

 Ajo ndalua nga policia për një shkelje të qarkullimit rrugor, për këtë makina saj u shoqërua nga patrulla e policisë, pasi ata u vunë në dijeni të situatës së saj.

Një oficer i policisë verifikoi se ajo nuk kishte të drejtë të ngiste makinën në asnjë shtet dhe s’kishte asnjë vend ku mund të bëntë një telefonatë për të, pasi ajo vetëm të birin kishte.

Katër oficerë të patrullës udhëhoqën nënën e thinjur përgjatë gjithë rrugës duke kalur në të gjithë shtetin e Utah për një natë, ku secili nga oficerët i hapte rrugën 87-vjeçares me misionin që kërkonte të arrinte, të shikonte të birin në spital.

“Të gjendesh para stafit të spitalit që presin ti kapin dorën nënës për ta çuar tek i biri ishte shumë, po shumë shpërblyese”, tha njëri nga oficerët që shoqëroi të moshuarën.

Kjo doli të ishte një bekim për nënën më flokë të thinjur dhe si pasojë kjo sjellje e patrullës solli një reagim zinxhir të mirësjelljes profesionale.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com