'Presidenti', Meta: Nuk komentoj
garat e pashpallura, fokusi LSI-ja

'Presidenti', Meta: Nuk komentoj<br />garat e pashpallura, fokusi LSI-ja
​Ilir Meta shprehet se fokusi i tij janë zgjedhjet për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
 
Gjatë një takimi me banorë dhe fermerë në Korçë, kryetari i Kuvendit dhe njëherazi edhe i LSI-së, Ilir Meta s'pranoi të komentojë zërat që e lidhin atë me një kandidim të mundshëm për postin e Presidentit të Republikës.
 
"Nuk kam asnjë koment për gara të pashpallura. Gara vetme ku marr pjesë është ajo e LSI-së, që e konsideroj si sfidë për lëvizje të metejshme që do ta nis nga Korça", u shpreh Meta.
 
Kreu i LSI-së iu referua edhe çëshjtes së kultivimit të kanabisit, duke deklaruar se ardhmja e vendit është bujqësia dhe jo droga.  
 
"Këtu jemi për ccështjen e mollëve. Unë e kam një përgjigje që e ardhmja e Shqipërisë është bujqësia dhe jo kanabis prandaj politika duhet të marrë vendim dhe jo t'i shmanget. Por dhe partnerët europianë. Në këtë drejtim është e rëndësishme që të vendoset se si do të sillemi në të ardhmen për këtë fenomen", tha kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. 
Fjala e plotë e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta në Korçë

ilir meta ne korce
ilir meta ne korce
ilir meta ne korce


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës