'Provokacija' në lançimin e kostumit
të ri sportiv të Spanjës për botëror

'Provokacija' në lançimin e kostumit<br />të ri sportiv të Spanjës për botëror<br>
Ekipi kombëtar spanjoll publikoi kostumet sportive për Kupën e Botës së vitit të ardhshëm, por kjo shkaktoi përçarje në mesin e tifozëve të vendit.

Kritikët thonë se ngjyrat e këmishës duken të ngjashme me flamurin e Republikës së dytë të Spanjës, dhe jo me flamurin kombëtar spanjoll. Republika e Dytë filloi në vitin 1931 kur mbreti u rrëzua dhe zgjati vetëm deri në vitin 1939.

Flamuri mund të ngjallë kujtime të dhimbshme për ata që familjarët e tyre vuajtën gjatë luftës civile, që ndodhën midis viteve 1936 dhe 1939. Konflikti u fitua nga nacionalistët dhe Francisco Franco u bë diktator i Spanjës. Ai qendroi në pushtet deri në vdekjen e tij në vitin 1975.

Por federata spanjolle e futbollit dhe dizajnerët Adidas mohojnë se kostumi sportiv ka konotacione politike.

Kjo vjen në një kohë jot ë përshtatshme për shkak të ndasive politike në këtë periudhë në Spanjë.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!