Këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta i është përgjigjur me ironi deklaratës së deputetes së PS, Blerina Gjylameti, e cila tha dje se LSI dhe partitë e tjera janë vagonë, pasi lokomotiva është Partia Socialiste.
 
Emiljano Aleksi në faqen e tij në Facebook këshillon deputeten e PS në këtë mënyrë "Kapeni trenin e kohës!”, mos nxitoni ta shisni atë për skrap...".
 
Duke iu referuar ambicieve të LSI-së në zgjedhjet e pas tre muajve, Blerina Gjylamenti tha dje në Report Tv se ka garë edhe brenda koalicionit për rezultatin në zgjedhje, por PS-ja mbetet lokomotiva, ndërsa partitë e tjera të koalicionit janë vagonë që e ndjekin. 

dy.b/shqiptarja.com