'Qemal Stafa' me tapet të ri
 kushtoi 100 milionë lekë

'Qemal Stafa' me tapet të ri<br /> kushtoi 100 milionë lekë
Ka përfunduar shtrimi i tapetit të ri në stadiumin “Qemal Stafa” dhe tani pritet që impianti të vihet sa më shpejt në dispozicion të klubeve të kryeqytetit Tiranës dhe Partizanit. Gjendja e keqe e terrenit solli edhe ndryshimin e tapetit një investim që kushtoi rreth 100 milion lekë të vjetëra.
 
Investim ky i bërë nga FSHF në bashkëpunim me klubin Partizani dhe kompaninë Digitalb që ka të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Superligës.

Kamera e A1 Report ka fokusur imazhin ndryshe të fushës ndërsa i kontaktuar në telefon drejtori i stadiumit “Qemal Stafa” Eduard Prodani ka thënë: “Shtrimi i tapetit ka përfunduar që të shtunën, por tani duhet një kohë e caktuar që fusha të bëhet e praktikueshme dhe kjo është shumë edhe në varësi të motit. Unë shpresoj shumë që nëse temperaturat vijojnë të jenë pak a shumë të tilla stadiumi mund të jetë gati për javën e 3-të të këtij viti që përkon me ndeshjen Partizani-Skënderbeu, në të kundërt ndeshja e parë që do luhet në tapetin e ri mund të jetë pas tre javësh”


Momentalisht kryeqyteti është pa stadium pasi në rikonstruksion është edhe “Selman Stërmasi”. Kjo ka detyruar Tiranën që ndeshjet t’i zhvillojë jashtë ashtu sic do luhet edhe ndeshja e së premtes në 'Elbasan Arena' mes Tiranës e Flamurtarit.


Redakisa Online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore