'Rizgjohet" projekti i Boshtit të
jugut nga Berati në Tepelenë

'Rizgjohetjugut nga Berati në Tepelenë">
Projekti rrugor i Boshtit qendror të Jugut është paraqitur nga qeveria Rama si projekt, për të cilin kërkohen fonde nga Bashkimi Evropian. Me rastin e 10-vjetorit të SEETO (Observatorit të Transportit për Evropën Juglindore), qeveria shqiptare ka regjistruar si projekt njerin prej segmenteve të tij, që #xdcbf; llon nga Berati dhe përfundon në Memaliaj. Kostoja e parashikuar për ndërtimin e tij është 210 milionë euro.

IDEJA
Në fakt, ekziston një trase, që lidh Elbasanin me Kuçovën, e cila zgjatet më tej drejt Beratit dhe, prej këtej, ecën drejt Këlcyrës. Fjala është për rrugë që nuk plotësojnë asnjë kriter të kërkuar për infrastrukturën modern rrugore. Kjo trase kalon nëpër lugina të lumenjve dhe shfrytëzon kalimet natyrore nëpër shpatet e maleve. Ideja e hedhur për herë të parë në letër që në kohën e Luftës së Parë Botërore nga xhenjerët austrohungarezë, që u zhvillua më tej nga italianët më vonë, është hedhur vitet e fundit nga ing. Xhevahir Ngjeqari, bashkë me një numër tjetër projektesh për zhvillimin e rrugëve nacionale. Kjo ide u përgëzua në vitin 2005 nga kryeministri Berisha, por më pas midis tyre pati fërkime, për shkak se ky i fundit deklaroi se traseja duhej të ndryshohej.

Boshti i Jugut nis në Tiranë dhe segmenti që përfundon në qytetin e Elbasanit është i pari. Segmenti i dytë është ai Elbasan-Berat dhe i fundit është nga Berati në Memaliaj. Komponentë të tjerë të këtij boshti janë: bypass-i i Tiranës (Kashar-Vaqarr-Mullet) me gjatësi 17 kilometra dhe me kosto rreth 100 milionë euro dhe bypass-i i Elbasanit me gjatësi 10 kilometra dhe me kosto 70 milionë euro. Me Boshtin Qendror Jugor, distanca Tiranë-Berat-Tepelenë do të ishte 124 km, kurse sot, nëpërmjet Fier- Levan-Tepelenë, është rreth 200 km. Leverdia është e dukshme, por shpenzimet parashikohet të konsiderueshme, pasi kërkohen kryesisht ura të shumta. BERISHA Në shkurt 2009, duke përuruar urën e Gorricës në qytetin e Beratit, me gjatësi 220 m, ish-kryeministri Sali Berisha deklaronte se ajo përbënte veprën e parë për Boshtin Qendror të Jugut. “Boshti Qendror i Jugut do të #xdcbf; llojë ndërtimin që këtë vit dhe se ky do të jetë projekti më madhor i mandatit të dytë të qeverisë sime”, premtoi ai. Në fund të mandatit të tij të dytë, ai përuroi edhe atë, që konsiderohet si segmenti i parë i Boshtit, rrugën e re Tiranë-Elbasan, që shmang Qafë Krrabën.

Por puna për të realizuar këtë vepër ambicioze infrastrukturore mbeti me kaq. Rruga e Kombit thithi një fond shumë të lartë, ndërkohë që, pas presioneve të ndërkombëtarëve, që kishin disbursuar fondet, si dhe të banorëve të Jugut, ai pranoi të zbatohej projekti i segmentit Levan-Tepelenë, të cilin e kishte bllokuar për të devijuar rrugën. “Pse të shkojë tiranasi nga Fieri në Gjirokastër? Le të shkojë në Berat”, tha ai publikisht gjatë mandatit të tij të parë qeveritar, megjithëse për segmentitn në fjalë gjeti gati nga qeveria e mëparshme, jo vetëm projektin, por edhe paratë që duheshin për ta financuar atë 100%, të siguruara nga BERZH-i, plot 70 milionë euro. Opozita socialiste e kundërshtoi fort braktisjen e rrugës Levan-Tepelenë. Më pas, projekti i Boshtit mbeti në harresë.

RINGJALLJA
Këtë vit, projekti ridel në skenë me paraqitjen e tij si një projekt të gatshëm për #xdcbf; nancim, të regjistruar nga SEETO. Ndërkohë, janë përcaktuar edhe në Planin e Përgjithshëm Kombëtar të Transportit pesë korridore strategjike, ku përfshihen Korridori Blu Veri-Jug (bregdeti), Korridori 8, Rruga e Arbërit, segmenti Durrës- Kukës- Morinë dhe Boshti Qendror Jugor, të cilat parashikohet të jenë përfunduar apo rehabilituar brenda vitit 2020, me sinjalistikë dhe masa mbrojtëse të standardeve botërore. OK nga BE-ja është marrë tani për tani vetëm për autostradën e bregdetit.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv