'Rusi 2018',sonte Shqipëri-Maqedoni
masa të rrepta sigurie në 'Loro Borici'

'Rusi 2018',sonte Shqipëri-Maqedoni<br />masa të rrepta sigurie në 'Loro Borici'
Shqipëria do të luajë sonte, ora 20:45, në “Loro Boriçi”, ndeshjen e 9-të ndaj Maqedonisë. Por, kjo e radhës do të jetë e para zyrtare, kualifikuese për botërorin “Rusi 2018”.

Ky shihet edhe si një test për kuqezinjtë, të cilet u vlerësuan pozitivisht për performancën në "Euro 2016"

Policia e shtetit ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Maqedoni, që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, sonte në 20:45.

Rreth 900 forca policie do të angazhohen në ndeshjen e parë kualifikuese për botërorin "Rusi 2018"

Policia njofton se rrugët kryesore që të çojnë drejt stadiumit nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në të dy krahët.

Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë në orën 17:00 dhe policia ka kërkuar që të gjithë të pajisen me mjete identifikimi.

Policia do të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme fizike, për të mos lejuar futjen e sendeve të paligjshme në stadium. Gjithashtu, policia bën me dije se të gjithë dyqanet dhe lokalet përreth “Loro Boriçit” do të mbyllen pas orës 15:00.

Përballjet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë
 

Të gjitha përballjet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë kanë qenë miqësore dhe janë luajtur në kohë të ndryshme.

 Deri më tani, verdhekuqtë kanë një bilanc mjaft pozitiv ndaj kuqezinjve, teksa kanë regjistruar 4 fitore, 3 barazime dhe vetëm 1 humbje.

Kombëtarja shqiptare jo vetëm gjendet shumë më lart në renditjet mujore të FIFA-s, por edhe ka “thyer akullin”, duke qenë për herë të parë finalist e një kompeticioni madhor, sikurse ishte “Euro 2016”.

Për herë të fundit Shqipëri-Maqedoni janë përballur  më 15 nëntor 2011, në Prilep, në një ndeshje miqësore. Ndeshja e fundit miqësore mes dy shteteve fqinje u mbyll pa gola, 0-0.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron