'Ryshfet 50 mijë €', dorëzohet në
polici burri i gjyqtares Andrea
Odhise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës. Lajmi konfirmohet nga burime pranë kësaj policie. Andrea u largua jashtë vendit pas skandalit të korrupsionit, në korrik të vitit të kaluar, pasi u zbuluar ryshfeti 50 mijë euro i gjyqtares, për një vendim pronësor në Ksamil.
Odhise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës.
Lajmi konfirmohet nga burime pranë kësaj policie, Andrea është dorëzuar në prani të avokatit mbrojtës Ardian Visha.
Andrea u largua jashtë vendit pas skandalit të korrupsionit, në korrik të vitit të kaluar, ndërsa mbetet mister se në cilën pikë doganore është futur në Shqipëri, pasi nuk regjistron në sistemin TIMS.
Dyshohet se Andrea ka hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nga Kosova, përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës dhe rrezikon të akuzohet edhe për kalim të paligjshëm të kufirit.
Policia prej disa orësh e ka mbajtur në vëzhgim pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se Andrea ishte kthyer në Tiranë.
Odhise Andrea akuzohet për veprën penale të "korrupsionit pasiv".
Ai ndodhet në proces gjykimi sëbashku me bashkëshorten e tij gjyqtare dhe tre persona të tjerë, për një aferë 50 mijë euro, lidhur me një vendim pronësie rreth 40 ha tokë në Ksamil.
Ai ishte shpallur në
kërkim ndërkombëtar prej muajit korrik të 2016-ës, ndërsa Gjykata e Lartë ka dhënë masën e arrestit me burg.
Seanca gjyqësore për Odhise Andrean, bashkëshorten e tij gjyqtare dhe tre të akuzuarit e tjerë, Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino, do të zhvillohet më 13 janar.
Sipas hetimeve të Prokurorisë, Eleni Lino dhe Ilia Çabiri, i kanë paguar gjyqtares Majlinda Andrea 50 mijë euro në këmbim të një vendimi pronësie. Paratë i janë dorëzuar bashkëshortit të gjyqtares, Odhise Andrea nga sekseri Petraq Dashi.
Këto para, pasi i janë marrë personave që fituan pronësinë e 40 h truall në Ksamil, janë depozituar në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë të ndara përkatësisht në 32.000 mijë euro dhe 18 mijë euro në llogaritë bankare të bashkëshortit të gjyqtares, Odhise Andrea.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.6%
-
Pak
13.3%
-
Aspak
71.1%
Vota total: 45
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Berat/ Mashtronin njerëz duke përfituar shuma të mëdha parash, sekuestrohen mbi 8 milionë euro pasuri të dy personave
24 Janar, 13:55
-
Transferta në Ballsh, Bledi Shkëmbi i Tiranës: Kemi katër mungesa, pse u binda të rikthehem në ekip
24 Janar, 13:55
-
Nga ankthi te çrregullimi i gjumit, ja arsyet përse zgjoheni të lodhur në mëngjes
24 Janar, 13:52
-
Presidenti Trump fal 23 protestuesit kundër abortit
24 Janar, 13:35
-
Napoli bën ofertë zyrtare për Ardian Ismajlin
24 Janar, 13:30
-
Gjirokastër/ Goditën me sende të forta një person, arrestohet 31 vjeçari, në kërkim i vëllai
24 Janar, 13:21
-
Athinë/ Përkeqësohet shëndeti i Kryepeshkopit Anastas, këtë mëngjes pësoi dështim të shumëfishtë të organeve! Prej 3 janarit i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi'
24 Janar, 13:20
-
Ekzekutimi i Lulzim Vishës në Kamëz, gjendet një makinë e djegur në Zall Herr të Tiranës
24 Janar, 13:11
-
‘Fitorja për popullin maqedonas’, rivali e provokon para duelit të madh në Angli! Boksieri Hysa: Do të flasë ringu
24 Janar, 13:04
-
I vëllai iu vra sot në Kamëz, Report Tv siguron FOTON e Besnik Vishës, i arrestuar në '97 për vrasjen e policit
24 Janar, 13:04
-
Përdorimi i antibiotikëve në fermat e kafshëve, Vuksani: Rrezik për njerëzit, po krijohen super bakteret, abuzohet me matrikullimin kur çohen në thertore
24 Janar, 12:56