Në lidhje me prishjen e kishës “Shën Thanasi” në Dhërmi ka reaguar edhe partia greke MEGA duke e cilësuar prishjen e saj si një cënim të ndjenjave shpirtërore të një komuniteti.
Në reagimin e saj kjo parti shkruan se shpreh indinjatën e thellë për feniomenin e përsëritur të provokimeve që kanë ndodhur në zonën e Himarës duke prekur drejtëpërdrejt ndjesitë fetare të zonës dhe të banorëve të saj. Ajo e ka quajtur shkelie të ligjeve të shtetit për pavarësinë fetare dhe situata jo normale për realitetin.
Më tej, në deklaratë thuhet se Partia MEGA mbështet fuqimisht të drejtën e komunitetit të Dhermiut në mbrojtje të simboleve të tij fetare të cilat i ka ngritur në vijimësi të shekujve me gjakun dhe sakrificat e tij për të ruajtur identitetin dhe besimin e tij.
“Shprehim shqetësimin tonë të thellë dhe indinjatën për fenomenin e përsëritur të provokimeve që kanë ndodhur në zonën e Himarës, duke prekur drejtëpërdrejt ndjesitë fetare të zonës dhe të banorëve të saj, duke krijuar insinuata jo normale për realitetin vendor por dhe për shkeljen e ligjeve të shtetit për pavarësinë e institucioneve fetare.
Ndërmarrja për prishjen e kishës shumëvjeçare të Shën Athanasios, e dëmtuar për herë të parë nga sistemi diktatorial, ku komuniteti i fshatit Dhërmi e rindërtoi me shpenzimet e tij nga ana e INUV Himarë , për të ndërtuar në këtë vend të shenjtë një memorial për një murg katolik i cili është varrosur me respekt nga banorët e zonës në këtë kishë në kohën e pushtimit Italian, është një shkelje brutale e ndjenjave fetare të komunitetit të zonës dhe shmangie nga respektimi i të drejtave të njeriut.
Partia MEGA mbështet fuqimisht të drejtën e komunitetit të Dhermiut në mbrojtje të simboleve të tij fetare të cilat i ka ngritur në vijimësi të shekujve me gjakun dhe sakrificat e tij për të ruajtur identitetin dhe besimin e tij. Ky rast flagrant i cënimit të ndjenjës shpirtërore të një komuniteti duhet të mos përsëritet për asnjë sekt fetar në Shqipëri se një nga vlerat tona më unikale për popullin e këtij vendi është bashkëjetesa harmonike fetare”, - thuhet në deklaratën e MEGA
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com