'Shkrirja' e komunave, qytetarët
me sytë drejt bashkive të reja 

Banorët që jetojnë në zona që deri dje administroheshin nga komunat kanë dyshime nëse bashkitë e mëdha do kenë në fokus edhe problemet e tyre. A1 Report u njoh nga afër me punën e këtyre njësive vendore gjatë kësaj periudhe tranzitore dhe me pritshmëritë e qytetarëve nga bashkitë e reja.
 
Komuna e Balldrenit vijon punën normalisht
“Nuk kemi informacion për shërbimet që do na ofrojë”
 
Komunat si njësi administrative tashmë i përkasin së shkuarës pasi me ndarjen e re territoriale në vend do të jenë vetëm 61 bashki. Shqetësimet e banorëve që jetojnë në zona që deri dje administroheshin nga komunat janë të shumta dhe dilemat nëse bashkia e madhe do t’i ketë në “radar “ problemet e tyre është prezente tek ta.
 
Ndërsa krerët e 10-njësive vendore të Lezhës e kanë përfunduar mandatin e tyre dhe pritet konstituimi i Bashkisë së madhe, qytetarët kërkojnë shërbime. Për të parë se si funksionojnë njësitë vendore në këtë periudhe tranzitore me kamerën e A1 REPORT kemi vëzhguar një ndër komunat më të mëdha të rrethit të Lezhës, atë të Balldrenit.
 
Ndonëse se puna në këtë njësi administrative vijon normalisht, banorët reformën territoriale vijojnë ta shohin me skepticizëm sa i përket shërbimeve që do tu ofrohen.
 
Sekretari i kësaj njësie vendore, Altin Mema, pohon së komuna do vijojë të jetë në shërbim të qytetarëve deri në zgjedhjen e administratorit të ri.
 
“Ashtu si para zgjedhjeve të 21 Qershorit komuna e Balldrenit ka vijuar punën normalisht dhe gjithë administrata është në funksion të shërbimit të publikut. Nuk është ndërprerë asnjë shërbim, ndërsa një vëmendje e veçantë gjatë kësaj periudhe kohore po i përkushtohet më së shumti shërbimit të emigrantëve siç është pranë zyrës së gjendjes civile apo dhe për plotësim të dokumentacionit që mund t’ju nevojitet. I vetmi shërbim që është ndërprerë por që nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë me publikun është titullari komunës i cili nuk ka të drejtë të veprimeve financiare ndërsa të gjitha shërbimet e tjera qoftë për plotësim të dokumentacionit të ndihmës ekonomike pranë syrëz së tatim taksave apo edhe për leje të ndryshme provizore komuna vijon punën e qetë”, u shpreh sekretari i Komunës Balldre Altin Mema.

komuna

Elbasan banorët e komunës Shirgjan pro reformës territoriale
Komuna Shirgjan me 10 banore shkrihet me bashkinë Elbasan
 
Komuna Gjergjan e cila ka tete mijë banorë prej vitesh ka qenë ndër më të diskriminuarat në qarkun e Elbasanit sa i përket investimeve nga ana e qeverisë. Për pasojë edhe shërbimet që kjo komunë ka ofruar kanë qenë të reduktuara. Kjo njësi vendore me ndarjen e re territoriale do ti bashkëngjitet bashkisë së madhe të Elbasanit.
 
Ndonëse është njësia administrative më në skaj të Elbasanit, kryetarja ende në detyre e komunës Lumturi Hoxha, ka bindjen re reforma territoriale do ketë impakt pozitiv në zhvillimin e zonës. Hoxha pohon së komuna do t’i ofrojë të gjitha shërbimet deri në ditën e fundit, ndërsa ndalet tek investimet emergjente që duhet të realizohen në këtë njësi vendore.
Banorët e Gjergjanit janë dyshues nëse bashkia e madhe e Elbasanit do t’i ketë në vëmendje edhe banorët e kësaj komune të largët.
 
Teksa kujtojnë premtimet e bëra nga kandidati I majtë për bashkinë e Elbasanit, Qazim Sejdinit ata shprehin dëshirën të bëhen realitet. Banorët e zonës të ardhurat i sigurojnë kryesisht nga blegtoria edhe bujqësia.

komuna

Komuan Portëz shkrihet me bashkinë e Fierit
Banorët: Besojmë se do ketë përmirësim të shërbimeve
 
Komuna e Portëzit ndodhej shumë pranë qytetit të Fierit dhe për banorët e saj shkrirja me bashkinë e madhe shihet me pozitivitet. Ata shprehin bindjen se shërbimet që do ofrohen në administratorit i ri i kësaj njësive vendore do jenë më cilësore.
 
Banorët e Portëzit kërkojnë nga bashkia e Fierit më shumë investime në infrastrukturë dhe bujqësi. Më konstituimin e bashkisë së re të Fierit tashmë pritet që edhe për ish komunën Portëz të caktohet një administrator.

* Speciale e pergatirut nga korrespondentet ne rrethe te televizionit A1 Report

komuna

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave