Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj zhvilloi një takim me ekipin kombëtar të futbollit në kuadrin e mbështetjes që përfaqësues të shoqërisë civile dhe personalitete të shquara të sportit, artit, kulturës e shkencës po japin për Nismën “Shqipëria Jo Duhanit”.
Të gjithë lojtarët e përfaqësues sonë të futbollit i’u bashkuan njëzëri nismës së “Shqipëria Jo duhanit”, e cila u lançua javën e parë të shtatorit nga disa organizata dhe aktorë të shoqërisë civile, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, me synim informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për t’i thënë ndal duhanpirjes.
Lojtarët e ekipit tonë përfaqësues u shprehën se kjo është një përpjekje që duhet ta bëjmë bashkërisht, duke përcjellë mesazhin edhe te rinia se, duhanpirja është realisht e dëmshme për shëndetin.
“Ne besojmë se mbrojtja e shëndetit nga duhanpirja, është një nga sfidat kryesore të sistemit shëndetësor, por pa dyshim të Ministrisë së Shëndetësisë,” – tha Ministri Beqaj ndërmjet të tjerash, duke shtuar se “jemi të bindur se duhet të punojmë në shumë plane, përveç zbatimit rigoroz të ligjit bashkë me ndryshimet e reja.
Është shumë e rëndësishme të promovojmë tek të rinjtë sportin. Dëshiroj të falenderoj ekipin Kombëtar të futbollit që pranoi ftesën tonë dhe iu bashkua nismës “Shqipëria Jo Duhanit”. Me këtë rast, i bashkohemi edhe ne urimeve të gjithë shqiptarëve, për t’i uruar ekipit Kombëtar të futbollit suksese në dy ndeshjet e radhës”.
Ekipi kombëtar i futbollit është aktualisht në fazën stërvitore në vigjilje të ndeshjes së të shtunës me Danimarkën, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 2016 dhe Ministri Beqaj pati rastin të takohet me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka dhe drejtues të tjerë të institucionit më të lartë të futbollit në vend, kapitenin e ekipit Lorik Canaj, trajnerin Gianni De Biasi dhe pjesëtar të tjerë të ekipit tonë përfaqësues.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.7%
-
Jo
48.1%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 14279
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë
13 Janar, 09:35
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'
13 Janar, 09:19
-
Bora në Korçë/ Të gjitha rrugët e kalueshme, borëpastrueset në terren
13 Janar, 09:19
-
Përmbytje në Vlorë/ Banesat me prezencë uji! Ka rënie dherash në aksin Himarë-Kuç
13 Janar, 09:06
-
Moti i keq/ Në Peshkopi trashësia e borës i kalon 35 cm, i bllokuar bypass i Murrizit! Në Shkodër bora izolon fshatrat malorë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 08:57
-
Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista
13 Janar, 08:42
-
Atentati në Tiranë/ Pronari i mobilierisë u vra në sy të gruas, ishin bashkë në makinë! Hetohet konflikti për pronat! Autori u kamuflua si shpërndarës picash
13 Janar, 08:36
-
Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët
13 Janar, 08:20
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05