Në Dhjetor 2016, banka Société Générale Albania (SGAL) dhe BERZH bashkuan forcat nën Albania Agribusiness Support Facility (AASF) me qëllim rritjen e aksesit në financime për fermerët vendas dhe agrobizneset, veçanërisht në rajonet më të largëta të vendit. Në kuadër të këtij projekti, ditën e mërkurë datë 20 Shtator 2017 në mjediset e “Fermës Uka” u zhvillua seminari me temë « Mbështetja e Agrobiznesit në Shqipëri ».

Në këtë seminar morën pjesë klientë të SGAL si përfaqësues të kompanive të mëdha që operojnë në fushën e Agrobiznesit, përfaqësues të BERZH si dhe përfaqësues te Divizonit të Biznesit të bankës SGAL.

Gjatë seminarit u prezantuan elementet kryesore të inisiativës në fjalë, struktura dhe potenciali i Agrikulturës Shqiptare si dhe perspektiva dhe pritshmëritë e importuesve ndërkombëtarë.
 
Referues kryesor i këtij seminari ishte z. Dirk Felske Drejtues i Ekipit të Konsulentëve të AASF / GFA Consulting Group GmBH. Seminari u organizua në formatin e pyetje-përgjigjeve pas çdo prezantimi ku pjesëmarrësve iu prezantuan mundësitë reale të investimeve në fushën e Agrikulturës.

Në fillim të vitit 2016,  BERZH së bashku me Qeverinë Shqiptare, një nga sponsorët e programit ofrojnë një instrument të ndarjes së riskut prej 30 milionë euro, për një portofol deri në 60 milionë euro kredi të lëvrueshme nga banka Societe Generale Albania për klientët vendas të agrobiznesit.

Krahas kësaj, fonde të bashkëpunimit teknik do t’i mundësojnë bankës Societe Generale Albania zhvillimin dhe marketimin e produkteve të reja financiare që do të përmbushin nevojat e sektorit të agrobiznesit në vend. Bujqësia është një sektor kyç i ekonomisë shqiptare që siguron punësim për më shumë se 50 për qind të popullsisë së zonave rurale dhe përbën rreth 20 për qind të PBB-së së vendit.

Programi për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëri, i prezantuar nga BERZH dhe Qeveria Shqiptare në fillim të vitit 2016, e adreson sfidën e sektorit duke përmirësuar aksesin në financime për agrobizneset vendase përmes linjave të dedikuara të kredisë ose nëpërmjet instrumenteve të ndarjes së riskut të huadhënies për sektorin e agrobiznesit.
 


dy.b.shqiptarja.com