Shehu ka paralajmëruar pasoja të rënda për Kosovën, nëse shfuqizohet Gjykata Speciale, ndërsa e cilëson këtë një përsëritje të votës tragjike të Shqipërisë në OKB. Sipas tij, shfuqizimi i kësaj gjykate nga kosovarët do të ishte një ‘vijë e dytë e kuqe’ për shqiptarët, pas asaj për votën e Shqipërisë kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.
Reagimi i plotë i Tritan Shehut:
KUJDES KOSOVA: SHFUQIZIMI I “GJYKATES SPECIALE” DO TE ISHTE PERSERITJE E VOTES TRAGJIKE TE SHQIPERISE NE OKB! Nje tjeter paralajmerim i ashper arrin nga ShBA ndaj shqiptareve, duke i vendosur nje “vije te dyte te kuqe”.
E para kishte te bente me voten ne OKB per ate Rezolute. Fatkeqesisht ne nuk ditem te respektojme e mbeshtesim miqte e medhenj, dhe kjo nuk do te kaloje pa pasoja serioze. E dyta ka te beje me perpjekjet qe po behen ne Prishtine per shfuqizimin e “Gjykates Speciale”, me pasoja tejet te renda kjo per te ardhmen e Kosoves.
Une nuk e di nese mbas te dy rasteve fshihet e njejta “regji”, por dyshime te bazuara lindin. Prej kohesh ne Ballkanin Perendimor kane ripenetruar e riaktivizuar faktore, qe duan te mbajne shqiptaret larg Familjes Europiane e Perendimore.
Kujdes, keshtu veme ne rrezik arritjet madheshtore e historike, qe shqiptaret arriten ne keto 25 vite, si asnje popull tjeter ne rruzull, te pa mundura keto pa perfshirjen totale te ShBA e te disa vendeve te BE! NUK PO KUPTOJ: PSE QEVERIA JONE QE NUK HUMB RAST PA MARRE POZA PATERNALISTE, PO HESHT KETO DITE!?
d.c./shqiptarja.com








