'Sunday Express': Shkoni në Shqipëri
para se të 'zbulohet', është një perlë

'Sunday Express': Shkoni në Shqipëri<br />para se të 'zbulohet', është një perlë
Sunday Express i ka dedikuar një artikull të veçantë Shqipërisë, promovimit të turizmit tonë. 'Sunday Express' shkruan se Shqipëria është një xhevahir i vërtetë në kurorën e detit Adriatik.

Ajo shkruan se Shqipëria ka mbetur e pazbuluar kryesisht nga turistet për vite, për shkak të historisë së trazuar komuniste. Megjithatë Shqipëria mbetet një vend i sigurt dhe i qetë për t’u vizituar, edhe pse ajo është më pak e vizituar se fqinjët e saj shkruan britanikja.
deti
Prestigjosja britanike 'Sunday Express' shkruan gjithashtu se me çmimet që do të kenë pushimet në Europë pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE, Shqipëria mund të jetë zgjidhja për të kaluar pushime më të lira afër ’’shtëpisë’’.
 
Me bukuri të papara natyrore, aq sa për të rivalizuar çdo vend, Shqipëria është ylli i Adriatikut shkruan 'Sunday Express'.
 
Peizazhe piktoreske dhe mjaft vende të mbrojtura nga UNESCO, të magjepsin. Dhe për ata që shohin mundësinë për të shijuar birrë artizanale me një super çmim, e cila mund të blihet për me 1 paund për rreth gjysmë kile, e bëjnë Shqipërinë një nga vendet më të lira në Evropë për të shijuar pushimet.
liqen


deti

Ndërsa turizmi po rritet nga viti në vit, të gjitha shenjat tregojnë për këtë perlë të fshehur duke u zbuluar shpejt, me ushqim të shijshëm dhe verë me çmime të lira, plazhe të shkreta për t’i shijuar të gjitha për vete, Shqipëria është vendi për të shkuar përpara se të “zbulohet”, shkruajnë britanikët.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Raporti I KE-së, Zhupa: Liria e Medias një nga pjesët më të zeza! Do propozoj gjoba më të larta për zytarët që nuk japin informacion

Raporti I KE-së, Zhupa: Liria e Medias një nga pjesët më të zeza! Do propozoj gjoba më të larta për zytarët që nuk japin informacion