Në vigjilje të “Festës së Gruas”, Shoqata e të Larguarve nga Puna i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku vihen re nota të theksuara pakënaqësie.

Shoqata i shkruan kreut të Qeverisë se më shume se 5.000 gra janë larguar nga puna në administratë, që nga dita e ardhjes së tij në pushtet dhe janë zëvendësuar me militantë partish politike dhe të korruptuar. 

“Këto zonja i larguat nga puna megjithëse punonin prej vitesh, specializoheshin për një Administratë më dinjitoze. Me shkresa tallëse ato u hodhën në rrugë duke u diskriminuar, a thua nuk janë gra nga ato që ju përmendni aq shumë. Sot, zonjat nuk kanë asnjë motivim se si dhe ku do të punësohen, pasi tregu i punës nuk ofron punë, vetëm fjalë dhe pallavra nga Qeveria juaj”, shkruhet ndër të tjerash në letrën drejtuar Ramës. 

Gjithashtu, shoqata akuzon kryeministrin për vetëvrasjen e Brunilda Mekës: “Presjoni juaj çoi në vetvrasje Brunilda Mekën pasi e larguat nga puna, pasi vendi i punës ju duhej ju për militantet tuaj dhe si të pashpirt e çuat drejt këtij akti”.

Redaksia Online
m.b/Shqiptarja.com