Hetimet për serverin e tatimeve dhe dyshimeve për pajisen e përgjimit të përdorur nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë pengohen nga mungesa e një ekspertize dhe akt ekzaminimeve fizike veprime këto të cilat nuk mund të bëhen nga laboratori ynë i kriminalistikës.
Ky fakt u bë publik nga Kosta Beluri, drejtori i Task Forcës në Prokurorinë e Përgjithsme gjatë diskutimeve për kapacitetet e policisë shkencore organizuar nga prezenca e
OSBE-së.
"Prokuroria e Tiranës po zhvillon hetime për atë që konsiderohet serveri i tatimeve. Hetimi për këtë rast është bllokuar për faktin se për shakak të mungesës së teknologjisë dhe kapaciteteve policia shkencore fillimisht nuk arriti të konkludonte mbi faktin se ka patur apo jo ndërhyrje. Vërtetimi mbi atë që konsiderohet pajisja e përgjimit të Ministrisë së Mbrojtjes edhe në këtë rast nga ana e policisë shkencore nuk është arritur të konkludohet nëse ka patur ose jo përgjime të paligjshme", deklaroi Beluri.
Për zëvendës ambasadorin e OSBE-së, ky laborator dhe drejtësia tashmë kanë në dorë një hetim të rëndësishëm siç është dosja “Lazarati”, pasi sipas tij policia bëri një operacion të sukseshëm.
"Policia e bëri punën e saj në
Lazarat, psh dhe gjatë vitit 2014 puna e prokurorëve, ekspertëve të policisë shkencore dhe gjyqësori në këto raste vetëm sa ka filluar", deklaroi zëvendës ambasadori i OSBE-së.
Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi u shpreh se ka ardhur momenti që të shihet një mundësi financimi për këtë laborator.
"Ne shikojmë që ky laborator, kjo njësi që e quajmë drejtori tani e kemi quajtur laborator e njëherë e kemi quajtur insitut të marrë një status, të ketë frymëmarrje, të ketë administrim, të ketë disa të ardhura që ajo t'i përdori pastaj për çështjet e veçanta", tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
52.8%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2124
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19