'Tërmet' në peshëngritje, Godelli
e Pulaku pozitivë në anti-doping!

'Tërmet' në peshëngritje, Godelli<br />e Pulaku pozitivë në anti-doping!
TIRANE - Ditë më shumë se të zeza për peshëngritjen shqiptare e cila ka marrë edhe goditjen përfundimtare. Pas kampiones Romela Begaj tashmë dy peshëngritës të tjerë shqiptarë kanë rezultuar pozitiv në testin anti-doping duke u pezulluar përkohësisht nga çdo aktivitet sportiv, nga Federata Botërore e Peshengritjes. Bëhet fjalë për kampionin e Botës në stilin e shkëputjes në Peshëngritje, Daniel Godelli dhe kamionin e Europës për të rinjtë Hysen Pulaku.

Rezultatet e anlizave të para të kryera nga Agjencia Botërore e Anti-Dopingut konstatojnë prani të substancës së ndaluar stanozolol tek kampioni 22-vjeçar nga Peqini Daniel Godelli dhe Pulaku, peshëngritësin që u radhit i 10-i në peshën 85 kilogramë në dy garësh në kampionatin e Kazakistanit. Ishte pikërisht ky kampionat që i dha kupën e fitores Godellit me dy medalje ari dhe një argjendi, duke u shpallur kampion i Botës në stilin e shkëputjes në Peshëngritje në peshën 77 kg, nënkampion i Botës në shtytje dhe kampion i Botës në dygarësh.

Godelli per Shqiptarja.com: I habitur, askush s’me njoftoi per rezultatet
Në një prononcim telefonik për Shqiptarja.com, kampioni Godelli thotë se është i habitur nga ky lajm dhe se është njohur me rezultatet e anlizave vetëm përmes mediave. Ai shton se nuk është lajmëruar nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, apo qoftë edhe nga Federata jonë. Sipas rregullores, peshëngritësit njihen me rezultatet e testit “anti-doping” pas 21 ditësh, ndërkohë që ky afat ka kaluar nga koha kur Godelli u shpall kampion bote në Kazakistan më 12 Nëntor.

Pulaku, kampion Europe në Qipro, në Kazakistan u radhit i 10-i
Hysen Pulaku ngriti flamurin e Shqipërisë në shkallën më të lartë të podiumit në Europë, kur më 27 nëntor u shpall kampion i Europës për të rinjtë në stilin e shtytje në peshën 85 kilogramë, ndërsa në shkëputje dhe dy garësh mori medalje argjendi, nën kampion.

Peshëngritësi nga Elbasani ngriti 203 kg në shtytje në kategorinë 85 kg duke fituar vendin e parë, 3 kg më shumë në krahasim me provën në Botërorin e Kazakistanit. Testi i “anti-dopingut” ka rezultuar pozitiv pikërisht për pjesëmarrjen e tij në kampionatin e Kazakistanit. Më herët Pulaku ka rezultuar pozitiv edhe në Olimpiadën e Londrës, ku u dënua dy vjet.

Federata Shqiptare rrezikon perjashtimin nga Federata Boterore e Peshengritjes
Nga burime mësohet se Federata shqiptare e peshengritjes i ka marrë pasditen e se mërkurës njoftimet nga Federata Boterore per rastet e Godellit dhe Pulakut, por nuk i ka publikuar deri sa lajmi eshte mesuar ne faqen e Federates Boterore e cila ashtu edhe si ne rastin e Romela Begajt sqaron se nuk do beje asnje koment tjeter deri ne rezultatin e testit B.

Ky është një skandal i madh në peshëngritjen shqiptare me raste më shumë se të përsëritura dhe Federata rrezikon përjashtimin nga Federata Boterore.

Ja çfarë është substanca që rrëzoi shqiptarët nga piedestali

Por cfarë ndodh pas rezultateve paraprake të testit anti-doping?
Vendimi i Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes është vetëm për pezullimin e përkohshëm të kampionëve dhe jo përjashtimin e tyre. Sipas rregullores, palës mbi të cilën janë ngritur pretendime për prani të substancave të ndaluar, i jepet e drejta e ankimimit dhe e kryerjes së anlizës B, për t’u vërtetuar në këtë mënyrë nëse janë shkelur vërtetë rregullat.

Reagon Federata Shqiptare e Peshengritjes: Pas Testit B, hetim pergjegjesve....edhe brenda FSHP
Pas kryerjes së testit B për të vërtetuar përfundimisht nësë dy peshëngritësit shqiptarë kanë shkelur rregullat e Federatës Botërore të Peshëngritjes, Federata jonë do të nisë hetimet për të nxjerrë përgjegjësit. Në njoftimin zyrtar të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes thuhet se hetimi do të filloj nga vetë FSHP-ja për të mësuar përgjegjësit e këtyre rasteve, tashmë të përsëritura të peshëngritësve shqiptarë me substancë të ndaluar.

“Federata Shqiptare e Peshëngritjes shpreh shqetësimin e madh në lidhje me lajmin e përfshirjes së dy peshëngritësve të tjerë të Ekipit Kombëtar të Peshëngritjes Shqiptare (pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, Almaty, Kazakistan) në listën e të dyshuarve për doping.

FSHP shpreh mbështetjen për cdo peshëngritës të ekipit kombëtar për punën dhe angazhimin e tyre me të cilët ndër vite i kanë dhënë shumë medalje Shqipërisë.

FSHP shpreh angazhimin se pas daljes përfundimtare të rezultatit të anlizave të Testit B të sportistëve të dyshuar, do të bëjë të mundur transparencën, hetimin dhe daljen e përgjegjësive duke filluar nga vetë FSHP”, thuhet në njoftimin zyrtar të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.


Nje jave me pare u perjashtua Begaj, pozitive ne testin "anti-doping"
Rreth një javë më parë peshëngritja shqitpare do të tronditej nga një tjetër skandal. Kampionia e botës në peshëngritje në stilin e shkëputetjes, Romela Begaj, rezultoi me prani të stanozololit, e njëjta substancë e ndaluar që është kosntatuar edhe tek kampionët Godelli e Pulaku. Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes pezulloi përkohësisht Begajn, ndërsa peshëngritësja shqiptare me sigurinë se është e pastër, ankimoi këtë vendim dhe i është nënshtruar analizës B, testi final i cili sipas saj do të vërtetojë pastërtinë nga substancat e ndaluara nga Agjencia Ndërkombëtare e anti-dopingut.

Shqiptarja Begaj trimfoi në botërorin e Peshëngritjes në Kazakistan në sitlin e shkëputjes në peshën 63 kilogramë.

godelli pulaku
godelli pulaku
(Ne foto: Njoftimi zyrtar ne faqen e Federates Nderkombetare te Peshengritjes per pezullimin e Godellit dhe Pulakut pas pranise se substances se ndaluar)


Dopingu ne peshengritje, KOKSH mblidhet ne 15:30
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) pritet të mbledhet në oën 15:30 për të diskutuar rastet e përsëritura të peshëngritësve shqiptarë me doping. Kreu i këtij Komiteti, Viron Bezhani në një prononcim telefonik për Shqiptarja.com tha se në këtë mbledhje nuk do të merren vendime përsa kohë nuk ka dalë ende rezultati i testit B i cili do të vërtetojë përfundimisht nëse kampionët shqiptarë, Daniel Godelli, Romela Begaj dhe Hysen Pulaku kanë shkelur rregullat duke konsumuar substanca të ndaluara.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Aga-ën’ (VIDEO)

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Aga-ën’ (VIDEO)