'Territorialja', sot afati i fundit për
opozitën, PS-LSI drejt kuorumit

'Territorialja', sot afati i fundit për<br />opozitën, PS-LSI drejt kuorumit
TIRANE - Sot përfundon afati i mazhorancës për përfshirjen e opozitës në Komisionin për Reformën Territoriale. Opozita po vijon me qëndrimin e saj kundër pjesëmarrjes në komision, ndërsa mazhoranca nga ana e saj ka përcaktuar dy formulat për të ndryshuar vendimin për ngritjen e komisionit të reformës territoriale në mënyrë që ai të fillojë nga puna.

Dy variantet
Burime nga mazhoranca bëjnë me dije për gazetën “Shqiptarja.com” se aktualisht janë përcaktuar dy formula për të vënë në jetë Komisionin për Reformën Territoriale. Duke qenë se për fillimin e punës duhet kuorumi, gjysma e anëtarëve plus 1, mazhoranca nuk mund të fillojë nga puna pa ndryshuar vendimin e komisionit të parë. Konkretisht, bëhet me dije se varianti i parë është që të rrëzojnë vendimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit për Reformën Territoriale dhe më pas të miratojnë një projektligj tjetër i cili lejon ngritjen e një komisioni tjetër me një kryetar dhe që mazhoranca ka numrin më të madh të anëtarëve në mënyrë që fillohet nga puna.

Varianti i dytë, që duket se është edhe më i mundshmi pasi kërkon më pak kohë është që vendimit të parë të Kuvendit, t’i bëhet një ndryshim duke përfshirë në të edhe një anëtar më shumë nga mazhoranca në mënyrë që të plotësohet numri i nevojshëm i kuorumit që ky komision të fillojë nga puna. Ky variant parashikon se komisioni do të drejtohet sërish nga dy bashkëkryetar dhe nëse opozita do të bëhet pjesë e tryezës, do të ketë kryetarin e saj si edhe të drejtën e vetos, gjëra këto që i ka kërkuar me shumë insistim.

Procesi
Aktualisht procesi i reformës territoriale është i ngrirë. Rreth një muaj më parë ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi zhvilloi disa tryeza në të gjithë qendrat e qarqeve që përkojnë edhe me qytetet më të mëdha në vend. Këto takime konsistonin në fillimin e procedurave konsultuese dhe njohjen e të zgjedhurve vendorë me iniciativën e qeverisë. Por edhe këtu pati një ngërç. Partia Demokratike urdhëroi të gjithë të zgjedhurit e saj vendorë që të mos marrin pjesë në këto tryeza duke e futur procesin në ngërç pa nisur ende mirë.

Pas përfundimit të konsultimeve, reforma territoriale ishte e pranishme vetëm në debatet mediatike pasi puna konkrete për këtë ka ngrirë. Por me afatin që mazhoranca ka vendosur, i cili skadon nesër, pritet që puna për të bërë ndarjen e re administrative të vendit të nisë nga puna, pasi mazhoranca nga ana e saj ka theksuar se kjo iniciativë do të përfundojë përpara muajit korrik. Veç kësaj, rreth një javë më parë, kreu i grupi parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, theksoi nga aula e Kuvendit se opozita ka vetëm një javë afat për t’u bërë pjesë e tryezës, pasi në të kundërt ata do të nisin vetë punën për të bërë nj rindarje të njësive vendore të vendit.

Por kjo deklaratë e mazhorancës nuk u prit mirë nga opozita e cila për një kohë të gjatë vijon me presionet se nëse nuk plotësohen kushtet e saj dhe reforma bëhet e vetme, ata do të dalin në protesta të fuqishme në të gjithë vendin.

Shkrimi u publikua sot (16.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen