'Tirana dhe Shkupi, bashkë në
luftën kundër terrorizmit etnik-fetar'

'Tirana dhe Shkupi, bashkë në<br />luftën kundër terrorizmit etnik-fetar'
TIRANE -  Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe homogia e tij maqedonase Gordana Jankulovska, nënshkruajnë për krijimin e grupeve të përshkëta policore në terrenin shqiptar përgjatë sezonit turistik. Deklarata u bë në një konferencë 11 minuta në Ministrinë e Brendshme, ku nuk u fol në asnjë moment për konfliktin që përfshiu shqiptarët e Maqedonisë në rastin “Monstra” ndërsa nuk pati pyetje-përgjigje me gazetarët.  Dy ministrat garantuan për thellimin e bashkëpunimit për krimin e organizuar dhe terrozimin fetar dhe etnik. 

Tirana dhe Shkupi zyrtar do të bashkëpunojnë në luftën kundër terrorizmit fetar dhe etnik ashtu sikurse ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve. Ishin ministrat e Brendshëm të Maqedonisë dhe Shqipërisë që përcollën këtë iniciativë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që Saimir Tahiri dhe zonja Gordana Jankulovska mbajtën në Tiranë.
 
Nga ambjentet e Ministrisë së Punëve të Brendshmë, Tahiri deklaroi se për këto cështje, të vlerësuara si sfida për integrimin europian, do të ngrihet një grup i përbashkët ndërmjet policive të dy vendeve.

“Takova kolegen e Maqedonisë, shkëmbyem pikëpamje ndaj luftës së krimit të organizuar, luftën ndaj terrorizmit. Në kuadër të sfidave që kemi për integrimin europian, por dhe rezultatave ne krimin e organizuar dhe trafiqeve dhe në luftën e përbashkët kundër terrorizmit fetar dhe etnik, si një sfidë jo brenda kufijve të një shteti. Duke ndarë bindjen e përbashkët se krimi nuk njeh kufij, ne ramë dakord të intesifikojmë punën. Një grup i përbashkët ndërmjet dy policive do të marrin përsipër të hetojnë për çështje të ndryshme”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.
 
Sakaq, sipas ministres Jankulovska, fakti që Maqedonia ka bërë ndryshime në Kodin Penal për ata që marrin pjesë në luftime në grupe terroriste, do të ndikojë në parandaliin e pjesëmarrjes në organizata terroriste dhe luftimet jashtë vendit. 

Ashtu siç ka ndodhur me Kosovën, Shqipëria nënshkroi protokoll bashkëpunimi me Maqedoninë, i cili përfshin bashkëpunimin policor në periudhën e sezonit turisntik. “Është një praktikë e suksesshme me Kosovën dhe si e tillë do të ndikojë dhe për marrjen e masave për sezonin turistitk. Do jetë i vlefshëm vitin që vjen. E sigurova kolegen për të cuar në një standard më të lartë bashkëpunimin mes dy institucioneve dhe në kuadër të shkëmbimit të informacioneve”, -tha Tahiri.

Për ministren maqedonase, ky takim konfirmon faktin e një bashkëpunimi të suksesshëm. “Si dy shtetet fqinje patëm të njëjtin mendim për të patur një bashkëpunim edhe më të madh për luftën ndaj krimit të organizuar. Duke u nisur nga qëllimi i përbashkët për integrimin në BE, ndamë të njëjtën mendim edhe për masat ndërmjet dy ministrive”, tha Jankulovska.

Protokolli i nënshkruar mes dy vendeve për sezonin e ardhshëm turistik, sipas ministres së Brendshme të Maqedonisë, do të jetë i vlefshëm për qytetarët e dy shteteve, duke i mundësuar turistëve edhe një qëndrim më të këndshëm.“Gjithashtu morëm masa konkrete ku do ngrihet nje grup operativ i dy ministrive ku do të ketë shkëmbim informacioni për tu përballur më mirë me këto sifida, të krimit të organizuar. Nga këto iniciativa mendoj se do jenë në nivel mes dy vendeve tona dhe ndajmë mendojmë që t’i japim një impuls të rri luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe narkotikëve”, shtoi ajo. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën