'TK',artistët reagim të fortë:Të
ndalet urgjent plani,kërkoni ndjesëVD/Brenda TK-së/ A duhet të shembet shtëpia e artistëve?

'TK',artistët reagim të fortë:Të<br />ndalet urgjent plani,kërkoni ndjesëVD/Brenda TK-së/ A duhet të shembet shtëpia e artistëve?<br /><br>
Një tjetër reagim i fortë ka ardhur nga artistët lidhur me vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar, ku kërkojnë të ndalen menjëherë planet shkatërrimtare. Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, një ditë më parë në Parlamenti, i cili tha prerë se teatri do të shembet, artistët kërkojnë të dëgjohen me urgjencë, duke shtuar se qeveritë e kanë parë dhe e shohin teatrin si një e keqe publike, që i duhet nxirë lavdia e i duhet errësuar perspektiva.

Artistët kërkojnë të ndalet menjëherë kundërvënia keqdashëse ndaj teatrit dhe të merret në vlerësim nevoja për një teatër të ri, për një status të miratuar me ligj për artistin e skenës, për një ndryshim rrënjësor të raporteve midis teatrit dhe qeverisë. 

Reagimi i plotë i artistëve:
Prej më shumë se dy dekadash teatri shqiptar gjendet nën përbaltjen prej autoriteteve qeverisëse, përballë trysnive të pandërprera për t'u dëbuar prej shtëpisë së tyre, përballë shurdhërisë së pushteteve dhe nënçmimit të përgjithshëm.

Pasi u la i braktisur në një ndërtesë të padenjë për podin e komunikimit të artistit me publikun; pasi u mashtrua me premtime gjithfarëshe për ngrehina të reja skenike; pasi u dekonsiderua përmes mekanizmave të pagave dhe u margjinalizua tërësisht në jetën kulturore të vendit, tani duan t'i marrin dhe nderin e t'ia ftohin publikun. Qendrimi ndaj teatrit nuk është çështje episodesh, por një konstante politike.

Qeveritë e kanë parë dhe e shohin teatrin si një të keqe publike, që i duhet nxirë lavdia e i duhet errësuar perspektiva. Kjo konstante është e njëjtë edhe për të gjitha institucionet e tjera arsimore, kulturore e shkencore. Televizionet dhe shtypi janë kazanë të së keqes, universiteti është bishti i kavallit, akademia është agjenci funeralesh dhe teatri një çetë mediokrish. Pyetja jonë është: Pse qeveria e ka këtë armiqësi me gjithë njerëzit e punës mendore? Është politikë apo kompleks?

Ne kërkojmë me urgjencë të dëgjohemi e të përfillemi, të na kërkohet ndjesë e sinqertë dhe e besueshme për fyerjet dhe përbaltjen, të ndalohen menjëherë planet shkatërrimtare për ndërtesën modeste që është shtëpia e artistëve, të rivendoset në lartësinë që u takon nderi dhe prestigji i tyre. Ne kërkojmë të ndalet menjëherë kundërvënia keqdashëse ndaj teatrit dhe të merret në vlerësim nevoja për një teatër të ri, për një status të miratuar me ligj për artistin e skenës, për një ndryshim rrënjësor të raporteve midis teatrit dhe qeverisë. Të gjitha këto kërkojmë të paraqiten në një dokument me shkrim, të pranueshëm për ne, para se të flitet për një takim zyrtar me kreun e ministrisë, për një zgjidhje të drejtë të konfliktit, që as u provokua dhe as u shkaktua nga ne.

Ne jemi të qarte dhe të kthjellët për raportet e reja e të pafrytshme që derivojnë nga rregullimet ligjore të inicuara nga Ministria e Kulturës në mënyrë jo transparente. Ballafaqimi i iniciativave Tuaja me sugjerimet tona në mardhënie me funksionimin e ligjit do të shpërfaqë realitetet konkrete të cilat kontestohen me të drejtë nga komuniteti i artit skenik. Mbetemi në pritje të vendimit Tuaj në shërbim të transparencës, zhvillimit dhe kontributit, e në funksion të artit skenik shqiptar.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut