'Trokitje në Ferr..a..Parajsë',balet
erotik në Katedralen Ortodokse

'Trokitje në Ferr..a..Parajsë',balet<br />erotik në Katedralen Ortodokse
“Trokitje në Ferr..a..Parajsë”, jeta njerëzore, marrëdhënia në çift, dashuria dhe erosi do të interpretohen me gjuhën e baletit më 13 maj në Katedralen Ortodokse në Tiranë.

Shfaqja ngjitet në skenë me koreografi të Arjan Sukniqit. Pasi ka paralajmëruar një shfaqje me parametra artistik dhe teknik të një niveli shumë të lartë, Sukniqin e gjejmë të zhytur në prova me balerinët.
 
Shfaqja kërkon ritëm dhe energji për të lëvruar në e 1 orë 15 minuta motivet e librit poetik të Rita Petros, “Vrima”.

Sipas Sukniqit kjo është një shfaqje e menduar enkas për yje të baletit europianë ku do të luajnë Edi Blloshmi dhe Kristina Bentz nga Opera Kombëtare e Lionit.

Sapo ka mbërritur për provat edhe Altin Koruti, solisti i Teatrit Nacional Athinë. Ende pa marrë frymë mirë nga premiera e promovimit të  teatrit të Athinës, Koruti zbulon se ka rezerva të veçanta energjie për të interpretuar në atdheun  e tij. 

“Është koreografia e dytë që bëjmë në këtë shfaqje dhe siç e thatë dhe ju, lodhja, ne erdhëm sot nga Athina, ne kishim shfaqjen e dytë në Athinë në teatrin që bëhet atje dhe direkt sapo erdhëm u futëm në prova, e kemi pasion, atë po ju thosha dhe aktorëve tjerë, është e çuditshme se po më thoshin ku e gjen këtë forcë, është e çuditshme sesi ndjehesh, vendi ndoshta atdheu, Tirana na jep një energji të fortë”, tha Koruti.  

Ndërsa balerina Isida Mollaymeri ka shumë motive të thella të shkrihet njësh me violonçelin që interpreton në vallëzim.

“Është një ndjesi shumë e veçantë dhe gjeja më e bukur e kësaj vepre për mua është që kur ti lexon librin, pavarësisht se duket, ne shqiptarët jemi pak kompleksë, unë mendoj që libri është shumë i bukur ka fjalë shumë të bukura, mendoj që gjeja më e bukur në jetë është lidhja që ka mashkulli dhe femra sepse ne në jetë jemi për shkak të kësaj lidhjeje. Kështu që nëse nuk e tregojmë këtë ndjeshmëri këtë dashuri që kemi për njëri-tjetrin në çdo detaj tonin, pra nëse nuk e tregojmë me lëvizje me shpirt me ndjenjë me hapat, me njëri-tjetrin në mënyrë sesi trajtojmë njëri-tjetrin atëherë për mua kjo botë do të jetë më e bukur, nëse ne i shfaqim këto gjëra”, tha Mollaymeri.

Partnerja e Altin Korutit, Areti Noti, shprehet është interesante të bashkosh gjuhës koreografike me tekstin e librit të Rita Petros, që ka marrë vlerësime, por edhe ka ngjallur debate mes kritikës dhe publikut për gjuhën erotike të tekstit.  

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet serie A, Empoli i Ismajlit sfidon Juventusin! Milanit nuk I lejohen hapa fals, Dortmundi komandon në Bundesligë

Rikthehet serie A, Empoli i Ismajlit sfidon Juventusin! Milanit nuk I lejohen hapa fals, Dortmundi komandon në Bundesligë