'Urdhëron' Haradinaj:Kuvendi
në seancë të jashtëzakonshme

'Urdhëron' Haradinaj:Kuvendi<br />në seancë të jashtëzakonshme<br>
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, sot në orën 17:00, do të mbajë mbledhjen e radhës, kjo është bërë me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

Pavarësisht se në mbledhjen e djeshme të Kryesisë është përcaktuar që seanca e radhës të mbahet të premten, kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj, i ka dërguar kërkesë Kryesisë së Kuvendit që të mbajë mbledhje dhe të votojë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se pika e rendit të ditës së kësaj mbledhje është vetëm shqyrtimi i kërkesës së kryeministrit Haradinaj për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit