Aktivisti i Shoqërisë Civile, Andi Tepelena i ftuar në studion e Report Tv ngriti shqetësimin se ndërtimi i HEC-ve në Valbonë do zhdukë nga harta e turizmit këtë perlë të natyrës.
Tepelena tha se ka mekanizma ligjorë për të ndaluar punimet edhe pas vendimit të Gjykatës Administrative. Ai tha se firmat e mbledhura nga ndërtuesit e HEC-ve janë të falsifikuara pasi figurojnë njerëz të cilët nuk jetojnë më. "Janë 3-4 peticione, janë mijëra firma ku banorët janë shprehur kategorikisht kundër HEC-ve. Për çdo ndërtim të HEC-ve duhet të merret mendimi i banorëve. Ndërsa nga firmat e mbledhura nga ata që po ndërtojnë, është firma e personave që kanë vdekur, pra kemi të bëjmë me falsifikim. Ndaj, qeveria të vendosë Valbona është Park Kombëtar, Vjosa është Park kombëtar dhe nuk duhet të ndërtohet aty. Të shkojnë në burg ata që kanë dhënë lejen. Njerëzit në Valbonë janë të trembur, shantazhohen", u shpreh Tepelena.
Ai tha me ndërtimin e HEC-ve do shkatërrohet ekosistemi, trofa e egër që rritet në lumin e Valbonës si dhe dëmtohet edhe vetë jeta e banorëve. "Nga tunelet do dëmtohen edhe vetë banorët e zonës, nga materialet e rënda do ndotet uji dhe Valbona do jetë një lumë i thatë, ose na ishte njëherë Valbona. Banorët janë të parët që dëmtohen, turizmi mbi të gjitha sepse për ne Alpet janë bukuri e rrallë e natyrës. Bëhen simpoziume për turizmin Alpin kur po zhduken alpet. Ta mbajmë në fotot tona si ka qenë Valbona".
Tepelena theksoi gjithashtu se HEC-et e parashikuara për t'u ndërtuar nuk sjell as përfitim ekonomik në krahasim me të ardhurat prej turizmit në Valbonë. "Një HEC që parashikohet të ndërtohet aty, nuk mjafton për të furnizuar me energji një fshat të Tropojës, ndërsa shkatërrimi i turizmit sjell humbje të konsiderueshme për bujtinat e banorëve atje".
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com