'Vdekja e një mbretëreshe',vepra
e Qosjes merr jetë në TKE

'Vdekja e një mbretëreshe',vepra<br />e Qosjes merr jetë në TKE
“Vdekja e një mbretëreshe”, monodrama e shkruar nga Rexhep Qosja është ngjitur premierë këtë të martë skenën e Teatrit Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli, nën regjinë e Arjeta Dhimës.

Në role kryesore interpretuan Arjeta Dhima, Klejdi Metaj, e Josif Sina.

Ndërsa pjesa u shqoërua me këndimin e një ninulle nga Shpat Deda.

“Vdekja e një mbretëreshe” është vepra e parë artistike që ngre në art historinë e mbretëreshës Teutë, e njohur si mbretëresha e parë dhe e vetme femër që ka qeverisur popullin Ilir.

Aktorja e re Arjeta Dhima ka bërë përmes monodramës një udhëtim psikofizik të një mbretëreshe që është në momentet e fundit të mbretërimit të saj.

Shfaqja do të vijojë edhe sot në mbrëmje.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur