'Versace' bën hapin e madh,do e duan
më shumë dashamirësit e kafshëve 

'Versace' bën hapin e madh,do e duan<br />më shumë dashamirësit e kafshëve <br>
Një nga emrat më të njohura  dhe influence në industrinë e modës, Donatella Versace gjatë ditës së djeshme ka bërë me dije për ndryshimin e madh që do të ndërmarrë marka e saj “Versace” në vitet në vijim.

Në një prononcim për “The  Economist”, mbretëresha italiane e industrisë së modës është shprehur se do të heqë dorë përfundimisht nga përdorimi i lëkurës apo produkteve të tjera të ndërmarra nga kafshët në mënyrë makabre, mizore dhe aspak të natyrshme.

Gëzof? Jam totalisht kundër! Nuk dua të vras kafshët për hir të modës! Nuk duket e drejtë. Aspak e drejtë!”, u shpreh Donatella.

“Versace” i kishte bërë ballë edhe markave të tjera si Armani, Calvin Klein, Hugo Boss apo Ralph Lauren të cilët hoqën kategorikisht përdorimin e lëkurës apo qimeve të kafshëve nga koleksionet e tyre.

Marka luksoze italiane përdorte në koleksionet e saj shumë veshje me përmbatje lëkure të marra direkt nga kafshët, por tashmë duket se edhe “Versace” do t’i bashkohet konkurrentëve për ndalimin e vrasjes së kafshëve për hir të modës.
Ky sigurisht që është një lajm i mirë, për të gjithë ne, jo vetëm për dashamirësit e kafshëve.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë