Punonjësit e administratës publike do të përzgjidhen dhe promovohen sipas një sistemi të ri, të quajtur “Shkalla e Meritës”, ku emërimet, ngritjet në detyrë dhe largimet do të bazohen te aftësitë dhe rezultatet në punë. Kryeministri Edi Rama prezantoi reformën që parashikon edhe ngritjen për herë të parë të një Ministrie për Administratën Publike, drejtimi i së cilës do t'i besohet Adea Pirdenit.
Sistemi i ri parashikon një provim kombëtar unik, sipas modelit të Cambridge, ku kandidatët do të testohen për njohuritë dhe aftësitë e tyre. Ata që kalojnë do të marrin një certifikatë të vlefshme për 4 vite, e cila u mundëson pjesëmarrjen në konkurset për pozicionet në administratë.
“Provim kombëtar unik, ku kandidatët do të dëshmojnë njohuritë. Ky test do të bëhet së bashku me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, që po adopton modelin e provimeve të Cambridge. Ata që kalojnë marrin një certifikatë për 4 vite, që u mundëson të marrin pjesë në konkurrimin për pozicionin përkatës”, tha Edi Rama.
Krah Pirdenit, Rama tha se vlerësimi i punonjësve të administratës nuk mund t'u lihet vetëm në dorë drejtuesve, të cilët po ashtu do të vlerësohen sipas rezultateve në punë.
“Nuk është garë për të parë sa drejtorë do të largohen nga detyra, as ushtrim për të ndryshuar emra, hiq Lolin apo vër Colin. Kërkesë për të parë se ku drejtimi ka prodhuar rezultate dhe ku ka prodhuar rutinë apo kosto. Aty ku ka profesionalizëm, duhet njohur dhe mbrojtur. Aty ku problemet përsëriten, duhet të ketë pasoja, pa cenuar kapacitetet dhe punën, por edhe procesin e negociatave me BE-në", tha Rama.
Parashikohet edhe ngritja e një Regjistri Kombëtar të Talenteve, ku çdo qytetar që dëshiron të punojë në administratë mund të regjistrojë kandidaturën dhe të njoftohet në kohë reale për vendet e lira dhe konkurset sipas profesionit.
Kryeministri theksoi se ndërhyrja në sistemin e provimit dhe promovimit në administratë do jetë e pamundur.
Lajmi në përditësim.....
Kryeministri Edi Rama theksoi se në administratën publike duhet të vlerësohen dhe promovohen punonjësit mbi bazën e meritës, jo të lidhjeve apo mbështetjes që mund të kenë. Sipas tij, rritja e pagave dhe përmirësimi i kushteve të punës nuk mjaftojnë nëse ata që punojnë mirë nuk kanë mundësi të përparojnë në karrierë, ndryshe nga ata që punojnë më pak, por që, siç u shpreh ai, i kanë “krahët e ngrohtë”.
"Një pagë më e mirë dhe kushte më të mira pune nuk e zgjidhin problemin themelor, meritën. Është bërë trend në një bisedë të gjerë publike se ku është merita. S'ka meritë, nuk vlerësohet njeriu sipas meritës. Dhe ky dëgjim është i rëndësishëm, edhe pse jo e gjitha është e zezë, ashtu sikundër jo e gjitha është e bardhë. Jemi të vetëdijshëm, mund t'i paguash më mirë njerëzit dhe mund të mos arrish të dallosh atë që punon shkëlqyeshëm dhe atë që bën minimumin. Ky dallim nuk mund të lihet në dorën e një drejtuesi.
Përsëri, këtë aftësi për të marrë përgjegjësi më të mëdha duhet ta lexojë sistemi, jo thjesht ta kuptojë sot një person, ai që është mbi ty. Mund të krijojmë sisteme të reja, rregullore, por nëse një njeri që punon mirë nuk ka mundësi të ecë përpara nga ai që punon më pak ose që thotë “i kam krahët e ngrohtë”, nuk kemi ndryshuar asgjë. Dhe këtu merr rëndësi Shkalla e Meritës", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama prezantoi mënyrën se si do të funksionojë “Shkalla e Meritës”, reforma që synon të garantojë promovimin në administratën publike mbi bazën e aftësive dhe profesionalizmit. Punonjësit do t'i nënshtrohen një provimi kombëtar unik, të organizuar në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, sipas modelit të Cambridge. Ata që kalojnë testimin do të pajisen me një certifikatë të vlefshme për 4 vite, e cila do t'u mundësojë pjesëmarrjen në konkurset për ngritjen në detyrë.
"Provim kombëtar unik, ku kandidatët do të dëshmojnë njohuritë. Ky test do të bëhet së bashku me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, që po adopton modelin e provimeve të Cambridge. Standard i barabartë dhe gjithçka përmes teknologjisë. Ata që kalojnë, marrin një certifikatë për 4 vite, që u mundëson të marrin pjesë në konkurrimin për pozicionin përkatës, duke krijuar një bazë më të drejtë dhe më të besueshme për konkurrimin. Ne do ta vendosim në dispozicion të të gjithëve këtë të drejtë, derën e provimit unik kombëtar.
Përparimi gjatë karrierës. Flitet për meritokraci, ka shumë mangësi dhe thellësisht ndjesia është që s'ka meritokraci. Do të jetë garancia që shteti i jep atij, duke afirmuar se puna e mirë njihet dhe aftësia është kushti për ngjitjen në shkallët e karrierës.
Së treti, te drejtimi. Nuk është garë për të parë sa drejtorë do të largohen nga detyra, as ushtrim për të ndryshuar emra, hiq Lolin apo vër Colin. Kërkesë për të parë se ku drejtimi ka prodhuar rezultate dhe ku ka prodhuar rutinë apo kosto. Aty ku ka profesionalizëm, duhet njohur dhe mbrojtur. Aty ku problemet përsëriten, duhet të ketë pasoja, pa cenuar kapacitetet dhe punën, por edhe procesin e negociatave me BE-në", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi përkushtimin e administratës shqiptare në procesin e integrimit europian. Sipas tij, vlerësimi për administratën vjen edhe nga partnerët europianë, ndërsa theksoi se njohja e meritës dhe promovimi i profesionistëve do të jenë në qendër të reformës së re për administratën publike.
"Si do t’ia bëjmë kur të ulemi në tryezë? Rezervat e mia nëse do ta përballonim atë që na priste për integrimin ishin serioze, për nivelin e përgatitjes, disiplinën që kërkon një proces i tillë, me burokratët e Brukselit përballë, që janë si sahat zviceran.
Sot konfirmohet, hap pas hapi, jo nga unë, por nga Brukseli dhe partnerët e BE-së, me të cilët shkëmbejmë çdo ditë, se administrata jonë ka njerëz që njohin në detaje fusha shumë komplekse, njerëz që përballen me ekspertë të huaj me dinjitet, si të barabartë, dhe që fitojnë dhe ushqejnë respekt, njerëz që i janë përkushtuar shërbimit ndaj Republikës së Shqipërisë, ndaj vetë Shqipërisë europiane.
Nuk flas për një apo dy individë. Flas për qindra njerëz, potencial të tërë profesional, që ne kemi detyrimin ta njohim shumë më mirë dhe ta vlerësojmë me shumë më tepër kujdes. Nuk flasim për teknikë që përgatisin ligjet me standardet e BE-së, por flitet për ata që po formësojnë një administratë të Shqipërisë shtet anëtar i BE-së.
Mund të ketë të drejtë ai që thotë se nuk ia njohin meritën dhe karriera mund të varet nga kjo rastësi. Dhe kjo është e padrejtë, bëhet e padrejtë për qytetarët që shërbehen. Sepse kjo krijon brenda organizimit të administratës një mpirje, një demotivim dhe një prishje të asaj Shkalle të Meritës që ne do ta vendosim në qendër të vëmendjes sonë dhe do të jetë prioritet i ministrisë së re për administratën publike", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama shpjegoi në fjalën e tij se se sistemi i ri do të mbështetet në disa instrumente, mes tyre Katalogu Kombëtar i Pozicioneve dhe Kompetencave, Regjistri Kombëtar i Talenteve dhe “MeritAI”.
Sipas tij, të gjithë ata që duan të kontribuojnë në administratën shtetërore do të kenë mundësi të regjistrojnë kandidaturën e tyre në Regjistrin e Talenteve dhe të informohen në kohë reale për vendet e lira dhe konkurset që përputhen me profesionin dhe kualifikimet e tyre. Rama theksoi se ndërhyrjet do të jenë të pamundura në sistemin e provimit unik dhe në Shkallën e Meritës.
"Shkalla e Meritës do të mbështetet në instrumenta konkrete që do të lehtësojnë aktivizimin e saj në kohë reale. Katalogun Kombëtar të Pozicioneve dhe Kompetencave, Regjistrin Kombëtar të Talenteve, Sistemin Kombëtar të Prodhimeve Dixhitale dhe MeritAI që është një tjetër element i sistemit. Çfarë do të thotë regjistri i talenteve? Që të gjithë ata që duan të kontribuojnë për shtetin do të regjistrojnë kandidaturën, disponimin dhe pastaj sipas profesionit dhe fushës së tyre të dijes, së dalë nga dokumentat e vënë në regjistër, ata do të informohen në kohë reale për mundësitë dhe konkurset dhe do të kenë mundësi të jenë të informuar dhe të jenë aktivë. Do vendosim standarde të unifikuara, të zhvillojmë konkurse më të besueshme. E di që ka skepticizëm. Edhe tani dikush thotë ‘ehu një mënyrë tjetër për të shtyrë në kohë një periudhë qeverisëse e për të mos bërë gjënë e duhur. Por po kujtoj një nga faktet., Në vitet e para të qeverisjes hyrja në universitet ishte kaos ku më të shpejtët ishin ata që kishin krahët e mbështetur e kapërcenin rradhët e gjendeshin përpara atyre që skishin një emër të njohur, baba tyë pasur apo lidhje partie. Sa vite ka që nuk diskutohet më merita në uiniversitet? E njëjta gjë për administratën sepse do të jetë e pamundur që të ndërhyet në sistemin e provimit unik dhe sistemin e promovimit të meritës" tha Rama.
Kryeministri Rama tha se pas digjitalizimit të shërbimeve publike, administrata duhet të përmirësojë mënyrën si u përgjigjet qytetarëve dhe si vlerëson punonjësit e saj. Sipas tij, nuk mjafton të kesh teknologji të përparuar nëse institucionet nuk u përgjigjen qytetarëve në kohë. Po ashtu, punonjësit që punojnë më mirë duhet të kenë mundësi të përparojnë në karrierë. Pikërisht këtu hyn “Shkalla e Meritës”, që synon të përmirësojë vlerësimin dhe përparimin në administratë.
" Shkalla e Meritës prek mënyrën se si e kuptoijmë marrëdhënien e qytetarëve me shtetin dhe shtetit me njerëzit që punojnë për të. Transformimi i administratës flet me fakte që humbasin në mjegullën e madhe të së përditshmes së gënjështrave, gjysmë vërtetave e lajmeve. Ne e kemi ndryshuar mënyrën e ofrimit të shërbimit. Kemi hequr sportelet e tmerrshme që ësht ëmirë ti kujtojmë nga kemi ardhur e ku duhet të shkojmë. Kemi investuar në telknologji që na ka bërë shembull në rajon e ka tërhequr vëmendje edhe përtej rajonit. Kemi ndërtuar një infrastrukturë dixhitale që na ka vendosur sipas Bankës Botërore, në grupin më të përparuar të vendeve të qeverisjes përmes teknologjisë. Dikur shtei ishte sinonim i rradhëve, bakshisheve e humbjes së kohës. Përparimi i administratës është dallimi i sistemeve dhe unë u jap të drejtë. Mund të kesh sistem të sofistikuar dixhital pro nëse institucioni nuk i përgjigjet qytetarit në kohë, nuk ka aftësi vetë korrigjuese atëherë qytetari ka problem serioz me shtetin sepse mjafto një derë që nuk hapet për të krijuar një perceptim shumë negativ. Mund të kesh rregullat më të mira të rekrutimit por nëse brenda institucionit njeriu që punon më mirë nuk ka mundësi të përparojë atëherë sistmi nuk është funksional. Prandaj me ‘Besën’ kemi synuar të ndryshojmë këtë marrëdhënie të qytetarët me shërbimin. Me ‘POasqyrën’ forcojmë transparencën dhe me Shkallën e Meritës po futemi në një element që ka ndikim tek të gjithë" tha Rama.








Komente
Komento