'Vetingu’, Braçe i përgjigjet Bashës:
Pse heshte për dekriminalizimin?

'Vetingu’, Braçe i përgjigjet Bashës:<br />Pse heshte për dekriminalizimin?
Deputeti i Partisë Socialiste Eron Braçe në një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të Partisë demokratike Lulzim Basha sa i përket ligjit të vettingut, ku ka thënë se, Basha po mundohet që të zgjasë zbatimin e ligjit duke thënë se nëse miratohet këtë të enjte shkelet kushtetuta, ndërkohë që e ka pyetur se përse ai heshti për ligjin e dekriminalizimit.

Braçe i kujton Bashës së ligjin për dekriminalizimin e votoi pa bërë asnjë zë, ndërkohë që po mundohet që ta zgjasë vettingun, që është për pastrimin e figurës së gjyqtarit e prokurorit, pasi ai po humb pushtetin real që ka, që Braçe e quan ligjin që bën të pabarabartë qytetarët para ligjit.

Ja statusi i plotë i Erion Braçes në facebook
Lulzim Basha nuk ka turp!! Po fare fare.
Atë ligjin e "dekriminalizimit" e kemi votuar vetëm një minutë pasi votuam ndryshimet në Kushtetutë.
Atëherë nuk bëri naze!
Ai ligj nuk ndëshkonte asnjë krim të politikës dhe politikanëve.
Ky ligj që i hap rrugë procesit të hetimit të gjykatësve e prokurorëve, duhet të vonohet, sa më shumë të mundet.
E kuptoni, po humbin pushtetin real që kanë.
Atë që i bën të pabarabartë me qytetarët para ligjit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv