'Vezët', Meta: PD konflikt artificial
 largohet vëmendja nga reformatVideo/Deputetët e PD vezë Ramës
Foto/Rama: PD organizatë kakarisëse

'Vezët', Meta: PD konflikt artificial<br /> largohet vëmendja nga reformatVideo/Deputetët e PD vezë Ramës<br />Foto/Rama: PD organizatë kakarisëse
TIRANE -  Për kryeparlamentarin Ilir Meta kaosi që opozita krijoi dje në Parlament deri në qëllimin me vezë ndaj kryeministrit Rama, është një konflikt artificial dhe i papranueshëm i cili duhet medeomos të shmanget, me qëllim që vëmendja e aktorëve politikë të mos largohet nga ecja para me reformat e rëndësishme, siç është ajo në drejtësi.

Një ditë pas seancës plenare e cila u drejtua nga nënkryetarja Valentin Leskaj, Meta i sapo kthyer nga një vizitë zyrtare në Suedi dhe Danimarkë, foli për qëndrimin e tij ndaj mbledhjes së parlamentit që degradoi në bllokim të foltores së Kuvendit dhe në përplasje të deputetëve të opozitës edhe me Gardën e Republikës. 

Një situatë e tillë në këndvështrimin e kryeparlamentarit është e paparanueshme për funksionimin normal të Kuvendit dhe shpërqendron aktorët politikë nga reformat kryesore.

"Mendoj se çdo përpjekje për të nxitur konflikte artificiale dhe akte aspak të pranueshme për mënyrën e funksionimit të Parlamentit duhet të marrin fund. Parlamenti duhet të funksionojë bazuar në rregullore, por edhe në frymën e përgjegjshmërisë dhe të vetëpërmbajtjes, pasi besoj se qytetarët tanë nuk i meritojnë këto lloj shfaqjesh dhe konfliktesh që nxjerrin nga vëmendja problemet e tyre më të rëndësishme. Por njëkohësisht edhe shpërqendrojnë të gjithë aktorët politikë nga reformat kryesore me të cilat ne duhet të ballafaqohemi dhe që duhet të çojmë përpara. Pra, kërkohet një klimë tjetër bashkëpunimi, përgjegjshmërie dhe natyrisht që kërkohet një etikë krejt tjetër nga ajo që qytetarët kanë vënë re dje në Parlament", tha Meta.

Ndërkaq ai i ka bërë të qartë opozitës se për nismat e saj që kushtëzojnë dhe praninë në parlament nuk mund të shkelet rregullorja. Për këtë arsye nuk do të pranohen ultimatume.

"Besoj se ju të gjithë jeni dëshmitarë që gjithnjë ka qenë vullneti maksimal për të respektuar kërkesat e drejta të opozitës, bazuar në rregulloren e përbashkët, që është bërë me konsensus të plotë. Është e rëndësishme të mos ecim me paragjykime dhe me ultimatume, por të qëndrojmë në frymën e bashkëpunimit konstruktiv dhe interpretimit objektiv edhe të rregullores", tha Meta.

I pyetur në lidhje me letrën që kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi i coi për mbledhjen e Byrosë së Kuvendit dhe ndëshkimin e deputetëve për incidentet në Kuvend, Meta la të hapur mundësinë për një ndëshkim të tyrin, kur tha se: Jam njohur me kërkesën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, z. Ruçi dhe do të veprohet në bazë të rregullores.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501