ATHINE- “Zhduket” nga harta anija e ngarkuar me lëndë kimike të Sirisë, dhe anija shoqëruese e OKB, pasi është mbyllur sistemi satelitor që monitoron lëvizjen e saj.

Dy anijet të cilat po bëjnë transportimin e armëve kimike të Sirisë, “Ark Futura” që mban flamurin danez, dhe anija “Taiko” që mban flamurin e Norvegjisë, kanë mbërritur në portin e Latakias në fshehtësi të madhe.

Pasi janë ngarkuar dhe kanë filluar transportin, dy anijet janë parë për herë të fundit pranë ishullit të Qipros më 29 dhjetor 2013.
 
Mbyllja e sistemit satelitor që monitoron lëvizjen e anijeve, mendohet se ka për qëllim mbajtjen sekrete të pikës ku do të bëhet shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë.

anije me arme kimike
(Foto: Anija daneze 'Ark Futura')
 
Mediat e huaja kanë publikuar foto dhe video nga marina mbretërore daneze e cila po realizon transportin e armëve kimike të Sirisë nga porti i Latakias.

Ndërkohë mediat greke kanë lëshuar alarmin e kuq pasi siç raporton BBC, armët kimike siriane do të shkatërrohen pranë ishullit të Kretës. Procedura e neutralizimit të rreth 20 ton gaz mustard konsiderohet dhe si më e vështira.
 
Sipas BBC, dy anijet do të transportojnë armët kimike në Itali, ku më pas do të ngarkohen në anijen amerikane “Cape May”, e cila ka pajisjet e nevojshme për shkatërimin e arsenalit, nëpërmjet procesit të hidrolizës.


harta e anijeve qe transportojne arme kimike
(Foto/Harta e lëvizjes së anijeve që transportojnë armë kimike)


anije me arme kimike
(Foto: Anija norvegjeze 'Taiko')