4 aksidente në vend / Plagosen 6 persona, mes tyre dhe dy të moshuar (VIDEO)

Katër aksidente kanë ndodhur ditën e sotme në vend, si pasojë e të cilëve kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, midis tyre edhe dy të moshuar. 

Aksidenti i parë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Gramsh-Kodoviat. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy të rinj, të cilët po udhëtonin me një motoçikletë e cila ka dalë nga rruga. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës dhe tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.

Një tjetër aksident ka ndodhur në kryqëzimin "1 Maji" në Elbasan ku një automjet i cili drejtohej nga L.B., 54  vjeç ka aksidentuar një 70-vjeçare.

Ndërkohë një tjetër i moshuar ka mbetur i plagosur në një aksident të ndodhur në Vlorë. Një 35-vjeçar i cili drejtonte një mjet tip 'Ford' ka përplasur një 67-vjeçar i cili është dërguar në spitalin e Vlorës ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka rënë në pranga.

Ndërsa në kryqëzimin e Blinishtit në Lezhë një automjet ka përplasur një motor, duke lënë të plagosur drejtuesin dhe pasagjerin e saj, të dy nga Kosova të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona