
Mjeti i djegur i autorëve
Targat e mjetit tip ‘Toyota’ të përdorur nga autorët e atentatit të djeshëm në Rinas rezultojnë të jenë vjedhur në Greqi vitin e kaluar. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se grupi hetimor, ende nuk ka përcaktuar nëse makina është e vjedhur apo jo, pasi numri i shasisë nuk është rikuperuar për shkak të dëmtimit nga zjarri.
Autorët, të cilët kanë qenë katër persona, tre qitës dhe një shofer, kanë ardhur nga zona e Niklës në drejtim të Rinasit dhe më pas janë larguar përsëri drejt së njëjtës zonë. Janë përdorur të katër armët në ngjarje. Dyshohet se njëri prej autorëve, pasi fillimisht ka qëlluar me kallashnikov, ka dalë dhe ka qëlluar me pistoletë nga afër viktimën dhe të plagosurin.
Lajmi kryesor:
Atentati mafioz/ Rruga nga Nikla pa energji, autorët dyshohet se çaktivizuan kamerat! Me informatorë në Spanjë e Rinas









