TIRANË- Katër autorë janë përfshirë në atentatin mafioz pranë aeroportit të Rinasit, ku e ekzekutua Gilmando Danikrahu i djathtë i Emiljano Shullazit, si edhe u plagos agjenti i Mbikëqyrjes Policore Muçi Shaljani allias Sheqeri. 40-vjeçari ka marrë 10 plumba në trup dhe aktualisht vijon të jetë i intubuar në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime nga Spitali i Traumës i thanë Report Tv se ai ka marrë 10 plumba në trup, njëri prej të cilëve në kokë.

Hetimet për dinamikën e atentatit

Grupi i vrasësve gjakftohtë ishte nisur nga Nikla me makinën “Toyota Yaris” përmes rrugës së re te Ura e Tubit, e cila lidh fshatrat e Fushë Krujës me Rinasin. E njëjta u përdor edhe në kthim. Por një detaj ngre dyshime për hetuesit e Policisë së Tiranës. Në kohën që makina ka kaluar drejt aeroportit, por dhe në arratisje, zona pranë itinerarit të rrugës ka qenë pa energji elektrike. Hetuesit dyshojnë që autorët të kenë gisht, pasi kamerat e sigurisë, kishin dalë jashtë loje, pa mundur të filmojnë lëvizjen e makinës që më vonë u gjet e djegur, në një rrugicë të ngushtë në fshatin Halil.

24 orë më vonë, ngjarja vijon të ketë pikëpyetje të shumta. Grupi hetimor dyshon se autorët, jo vetëm që kanë patur informatorë që prisnin daljen e makinës së bardhë “Mercedes Benz” nga aeroporti, por që të kenë qenë në dijeni dhe të lëvizjeve në Spanjë, prej nga avioni ishte nisur me disa orë vonesë.

 Verifikim po bëhet për çdo person të dyshimtë në Rinas, brenda dhe jashtë aeroportit dhe që mund të ketë njoftuar atentatorët për lëvizjet e Danit dhe mikut të tij.

Makina "Toyota Yaris" e autorëve, priti fiks 10 minuta pranë rrethrrotullimit, e ndaluar dhe me bllokazh. Brenda saj 3 qitës, dhe 1 tjetër në rolin e shoferit. Sapo makina e Danit që drejtohej nga miku i tij Shaljani, është afruar dhe ka qenë paralel me ta, atentatorët kanë qëlluar me breshëri plumbash nga 3 kallashnikovë të ndryshëm. Që puna e nisur të kryhej deri në fund, një prej tyre, del nga makina. Ai i afrohet derës së pasagjerit duke qëlluar me pistoletë, për t’u garantuar përfundimisht se shënjestra, Gilmando Dani, nuk kishte shpëtuar.

Targat e mjetit të atentatorëve, rezultojnë të jenë vjedhur në Greqi vitin e kaluar. Hetuesit nuk kanë përcaktuar nëse makina është e vjedhur, pasi numri i shasisë nuk është rikuperuar për shkak të dëmtimit nga zjarrit. 

Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani (Sheqeri) u vranë sapo dolën nga Rinasi, me makinën të cilën e kishin lënë në parkimin e nëndheshëm, prej 4 ditësh. Dani, i dënuar më parë me 12 vjet për gjobëvënie, kishte lënë qelinë në tetor 2024. Dyshimet kryesore të hetuesve lidhen me një larje hesapesh, mes eksponentëve të krimit të organizuar. Atentati, qartazi është realizuar sipas një skemë të mirëstrukturuar, por se kush qëndron pas, është dhe sfida më e madhe e hetimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:31
Dje iu ekzekutua miku i ngushtë, Emiljano Shullazi nuk paraqitet në gjyq

Emiljano Shullazi nuk është paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqësore për dosjen ‘Revanshi’, teksa ditën e djeshme iu ekzekutua miku i ngushtë Gilmando Dani në atentatin e ndodhur në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit.

Gilmando Dani njihet ndryshe si krahu i djathë i Shullazit. Ky i fundit ndodhet në qeli i akuzuar nga SPAK për sigurim të kushteve për të vrarë dhe mjeteve materiale në dëm të Durim Bamit.

Ora 12:45
VIDEOLAJM/ U përdor nga autorët gjatë atentatit mafioz në Rinas, makina e djegur në Krujë merret me karrotrec nga zona e pyllëzuar

 

Makina tip ‘Toyota’ që u dogj në Krujë, pasi u përdor në atentatin mafioz një ditë më parë në Rinas, është hequr me karrotrec këtë të mërkurë.

Në makiën e djegur në një zonë të pyllëzuar policia gjeti brenda saj 4 armë zjarri, të cilat janë janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore.

Ora 12:21
Një ditë pas atentatit në Rinas, në vendin e ngjarjes kanë mbetur gëzhoja

1762946169_rinas.jpeg

Një ditë pas ngjarjes, në zonën ku ndodhi atentati tek rrethrrotullimi pranë aeroportit të Rinasit, janë gjetur gëzhoja të plumbave të lëshuar në drejtim të Gilmando Danit dhe Muçi Shaljani Sheqeri. I vdekur nga atentati mbeti Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ndërsa në gjendje kritike për jetën ndodhet miku i tij Shaljani.

Në drejtim të tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi, dhe njëri nga autorët ka zbritur nga makina dhe nga distanca e afërt ka qëlluar me pistoletë.

Ora 12:03
Vrasja në Rinas/ Autorët me informatorë nga Spanja, fluturimi i krahut të djathtë të Shullazit u shty për disa orë

1762897322_repolitix.jpg

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit ku i vrarë mbeti Gilmando Dani dhe i plagosur rëndë, Muçi Shaljani Sheqeri.

Dyshohet se atentatorët kanë pasur informatorë që në Spanjë, për shkak se avioni është vonuar me disa orë. Linja ka patur për të ardhur në Shqipëri në orët e para të mëngjesit, por më pas udhëtimi është shtyrë për në drekë, raporton gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

Makina "Toyota" ka pritur ekzaktësisht 10 minuta në rrethrrotullim i ndaluar. E gjithë zona në momentin e ardhjes së makinës nga Nikla deri në Rinas dhe më pas janë larguar në të njëjtin drejtim ka qenë pa energji elektrike. Kjo për hetuesit ka dyshime të forta pasi nga mungesa e energjisë asnjë kamer nuk e ka fiksuar lëvizjet e mjetit të autorit gjatë rrugës.

Ora 10:19
4 autorë morën pjesë në atentatin në Rinas, targa e mjetit me të cilin lëviznin u vodh një vit me parë në Greqi! U nisën nga Nikla drejt aeroportit

1762881222_fushekruje.jpg

Mjeti i djegur i autorëve

Targat e mjetit tip ‘Toyota’ të përdorur nga autorët e atentatit të djeshëm në Rinas rezultojnë të jenë vjedhur në Greqi vitin e kaluar. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se grupi hetimor, ende nuk ka përcaktuar nëse makina është e vjedhur apo jo, pasi numri i shasisë nuk është rikuperuar për shkak të dëmtimit nga zjarri.

Autorët, të cilët kanë qenë katër persona, tre qitës dhe një shofer, kanë ardhur nga zona e Niklës në drejtim të Rinasit dhe më pas janë larguar përsëri drejt së njëjtës zonë. Janë përdorur të katër armët në ngjarje. Dyshohet se njëri prej autorëve, pasi fillimisht ka qëlluar me kallashnikov, ka dalë dhe ka qëlluar me pistoletë nga afër viktimën dhe të plagosurin.

Ora 10:14
Benzi ku u vra krahu i djathtë i Shullazit në pronësi të tij? 'Visi i garave': Zot na ruaj, s’e mbaj mend të kem një makinë të tillë

Elvis Kosova, për të cilin u raportua se ishte pronari i automjetit tip Benz, me të cilin po udhëtonin Gilmando Dani, viktimë e atentatit të djeshëm dhe Muçi Shaljani (Sheqeri), ka reaguar lidhur me vrasjen e djeshme të ndodhur në aeroportit të Rinasit, duke mohuar çdo lidhje me ngjarjen.

Në një koment në rrjete sociale Elvis Kosova, shkruan se automjeti është në pronësi të kompanisë. Kosova njihet si biznesmen në fushën e shitblerjes së automjeteve dhe zotëron edhe një biznes për makina me qira. 

"As nuk e mbaj mend ta kem pasur ndonjëherë këtë makinë. Nuk është në emrin tim fare, është në emër të kompanisë. Sa makina hyjnë e dalin nga kompanitë e mia, s'di, s'kam fjalë me këto. Zot na ruaj."-shkruan Vis Kosova në një koment në rrjete sociale.

Elvis Kosova nuk është një emër i panjohur për policinë. Jo më larg se verën e këtij viti, atij iu vendos një sasi lënde plasëse në portën hyrëse të garazhit të tij në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë.

Ndërsa në gusht të vitit 2024 ai u ndalua për vjedhjen e një makine luksoze “Audi R8”, me vlerë rreth 200 mijë euro, që ishte sjellë fillimisht nga Gjermania nga një turk, dhe më pas ishte përvetësuar nga Elvis Kosova përmes mashtrimit.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë