4 deputetet e PD votuan kundër buxhetit të qeverisë, Çollaku: Maxhoranca e kishte kuorumin, nuk i duheshin vota

4 deputetet e PD votuan kundër buxhetit të qeverisë, Çollaku: Maxhoranca e kishte kuorumin, nuk i duheshin vota

Nënkryetari i PD Kreshnik Çollaku, përmes një postimi në rrjetet sociale ka sqaruar për pjesëmarrjen e 4 deputeteve të opozitës Flutura Acka, Merita Bakiu, Eralda Tase dhe Andia Ulliri në votimin e buxhetit të vitit 2024.

Në përgjigje te reagimeve të sulmeve nga grupimi i deputeteve Berisha-Bardhi, Çollaku thotë se prania e tyre në seancë dhe në votim, nuk ishte për të plotësuar kouromin e maxhorancës që e votoi me 75 votat e saj, por për të treguar qëndrimin kundër buxhetit të qeverisë.

Ai thotë se votat kundër buxhetit duhet të ishin më shumë, ndërsa vlerëson qëndrimin e 4 deputeteve në seancën e zhvilluar mes kaosit çka solli edhe miratimin e buxhetit në më pak se 8 minuta.

‘Flutura Acka nuk ka nevoje për mbështetjen time, as Merita Bakiu,as Eralda Tase as deputetja me e re e parlamentit Andia Ulliri. Këto janë katër kolege deputete plot dinjitet dhe integritet qe i bëjnë nder atij Parlamenti, dhe qe jam i bindur janë te afta ti dalin zot vetes me mire se shume burra me pantallona e borsalino.

Sot koleget e mia, përmes vështirësisë se kaosit ne Parlament kane votuar KUNDER buxhetit te Qeverise. (Asnjë nevoje për kuorum nuk ka patur maxhoranca ,i duheshin 71 vota për te kaluar buxhetin, e në fakt buxheti mori 75 vota socialiste pro dhe kaloi ne vetem 8 minuta.

Vota kundër e zonjave kolege ishte vote ne respekt te detyrës e misionit te tyre opozitar. (Ne fakt votat kunder duhet te ishin shume me shume)

Menjëherë pas këtij akti, një fushate bullizuese e stimuluar nga media private te eksponentëve te Rithemelimit, të pasuar nga profile fallco sharesish ne facebook se bashku me ndonjë status bajat te ndonjë subjekti kronikash te kohëve te fundit ka filluar gjere e gjate neper rrjet me sharje, mallkime fshatce,shpifjesh.

Flutura Acka nuk ka nevoje për solidaritetin tim, as Merita,Eralda dhe Andia.

Nevoje ka shoqëria shqiptare e emancipuar, qytetarë dhe njerëzore te solidarizohet me këto zonja te denja, për integritetin me te cilin përmes shume vështirësish përpiqen te përmbushin misionin për te cilin janë votuar e mandatar.

Është shoqëria shqiptare qe ka nevoje te përçmojë e te refuzoje kete fushate bulëzuese si një forme primitive agresive e rishfaqjes te nje modeli neoenverist ,qe dhe pse shpesh ngre dy gishta lart te le shijen e gjyqeve publike neper lagje si ne kohen e PPSH. Flutura,Merita,Eralda dhe Andia ia dalin vete,eshte shoqeria shqiptare qe nese nuk mbeshtet integritetin e zonjave te tilla,rrezikon te mbytet.’- shkruan Çollaku.

Me 74 vota pro dhe 4 kundër Kuvendi kaloi në një seancë vetëm 8 minuta buxhetin dhe paketën fiskale. Rithemelimi sërish hodhi tymuese e kapsolla ndërsa u përplas edhe me gardën që ruante sallën. I pranishëm për të votuar ishte edhe kryeministri Rama, ndërsa BKH nxitoi të mblidhte provat që lanë pas lëndët piroteknike.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion