4 ditë pasi i mori frymën me duart e tij, bashkëshorti i Carolines poston foton: Përgjithmonë bashkë dashuria ime! Komentuesit: Si të ka zënë gjumi gjithë këto kohë

4 ditë pasi i mori frymën me duart e tij, bashkëshorti i Carolines poston foton: Përgjithmonë bashkë dashuria ime! Komentuesit: Si të ka zënë gjumi gjithë këto kohë

“Bashkë përgjithmonë”, shkruan Charalambos në rrjetin e tij social Instagram 4 ditë pasi me duart e tij i mori jetën Carolines në sytë e fëmijës së tyre e më pas shpiku një skenar të “çmendur” për të shpëtuar.

Por nuk ekziston krimi perfekt dhe policia greke, pas 47 ditësh i “zhveshi” maskën e dhimbjes 32-vjeçarit, i cili “kërkonte” vrasësit e bashkëshortes, që e mbyti me duart e tij.

E gjithë Greqia por jo vetëm, që me shpirt dhe mendje ishin pranë dhimbjes së tragjedisë së familjes së Charalambos, tani nuk po i besojnë syve dhe veshëve!

Vrasësi ishte pikërisht ai që ngushëllonin!

Ishte ai që shtrëngonte fort fëmijën e tyre, që e përdori për të krijuar skenën e krimit! Ishte ai që ngushëllonte me përqafime dhe puthje nënën e Carolines së gjorë, e cila po përjeton një dhimbje që nuk ka shërim. Dhe ishte po ai që i mori frymën Carolines, pasi fiku kamerat e sigurisë që askush asnjëherë mos të shihte krimin makaber dhe ta zbulonte!

Pas 8 orësh në dhomën gri të policisë, pas 8 orësh përsëritëse të historisë me skenar gati të mirëmenduar, ai e pranoi, “Po unë e vrava”.

Autori i krimit që mori përmasa ndërkombëtare dhe shokoi, u gjend dhe shpirti i Carolines pushoi në paqe...gjeti qetësi!

Nuk priti më shumë se 4 ditë për të vazhduar skenarin e përgatitur të bashkëshortit perfekt, dhe në rrjetet sociale Charalambos postoi një fotografi të të dyve, dorë për dore, të buzëqeshur në ditën më të bukur të jetës.

“Përgjithmonë bashkë. Udhëtim të mbarë”, shkruan ai.

Për 47 ditë poshtë asaj fotografie njerëzit suportonin dhimbjen e 32-vjeçarit, qanin bashkë me të, prisnin të zgjidhjen e misterit.

Por dje rreth orës 9 të mbrëmjes te gjithë njerëzit e zemëruar kanë “shpëthyer” ndaj vrasësit që ishte AI.

 “Si të ka zënë gjumi gjatë 40 ditëve?”, shkruan një komentuese.

“Erdhi momenti që të paguash për vrasjen makabre”, shkruan një tjetër.

“Nuk mendove as për fëmijët tënde”, shkruan dikush tjetër.


Lajmi kryesor:

Mbyti gruan 20-vjeçare, burri del para gjykatës me antiplumb! Zbulohet ditari drithërues i viktimës, kishin probleme që prej 2019-s! Policia greke: E kuptuam që në momentin e parë


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)