Mbyti gruan 20-vjeçare, burri del para gjykatës me antiplumb! Zbulohet ditari drithërues i viktimës, kishin probleme që prej 2019-s! Policia greke: E kuptuam që në momentin e parë

Mori fund zbulimi i misterit të vrasjes së Carolines!

Krimi perfekt nuk ekziston dhe pas 37 ditësh gënjeshtra dhe dëshmi imagjinare, policia greke “zhveshi” maskën e dhimbjes së 32-vjeçarit i cili “kërkonte” vrasësit e bashkëshortes, që e mbyti me duart e tij.

“Unë e vrava”, ky ishte pohimi i Charalambos i cili pas 8 orësh në dhomën gri të policisë, arriti të pranonte vrasjen makabre.

Kjo nuk ka qenë një çështje e lehtë për t’u zgjidhur, por sa më shumë kalonte koha aq më shumë policia helene bindej se krimin e kishte kryer ai, ai që kërkonte vrasësit tek fytyrat inekzistente të shqiptarëve.

Sa herë mediat greke kanë shkruar “Dora e shqiptarit të pamëshirshëm që vrau Carolinen”?

Sa herë mediat greke janë shprehur të sigurt se në shqiptar “si gjithmonë” ka qenë vrasësi?

Më pas edhe Charalambos tha “Më duket se ishin shqiptar”.

Por nuk ishin shqiptar!

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Komuniteti i Emigrantëve në Greqi, të cilët janë shprehur se mediat greke duhet të kërkojnë falje për shpifjet ndaj shqiptarëve.

Charalmabos në dëshminë e tij të fundit tha se e ka vrarë vajzën e re 20-vjeçare në gjaknxehtësi teksa po ziheshin.

Por provat e zbuluara nga ora biometrike në kyçin e Carolines provojnë të kundërtën.

Ora 00:35-  Pamjet e fundit të regjistruara nga kamerat e sigurisë janë ato të 32-vjeçaarit me të bijën. Por ajo që vihet re është nervozizmi me të cilin piloti shkruan në telefonin e tij.

Nga zbulimet e policisë, dhe pavarësisht se Charalambos i kishte fshirë mesazhet rezultoi se ai po zihej me Carolinen e cila ndodhej në një dhomë tjetër të shtëpisë.

Ora 01:20- Ai hoqi kartën e memories nga kamerat e sigurisë. Ky veprim “tradhton” Charalambon i cili në dëshminë e tij të fundit tha se ishte një krim i kryer në gjaknxehtësi e sipër, por mesa duket ai e kishte planifikuar.

Për dy orë çifti është zënë duke shkëmbyer mesazhe në telefon.

Ora 04:01- Ora e Carolines tregoi gjithçka! Përgjatë 10 minutave ora biometrike e 20-vjeçares tregon një rritje të theksuar të rrahjeve të zemrës, derisa zemra e saj nuk rrahu më kurrë. Ai e vrau!

Ora 04:11- Caroline nuk ishte më.

Pak orë përpara se të përballej me drejtësinë, dhe pak orë pasi pranoi vrasjen e Carolines, piloti, protagonisti i “lënduar” i një skenari të “çmendur” kërkoi një dënim shembullor.

Charalambos Agnasatopoulos, piloti 32-vjeçar i cili vrau bashkëshorten në sytë e fëmijës dhe më pas e përdori atë për të mbuluar krimin pritet dalë nga minuta në minutë përpara drejtësisë.

Avokati ka përcjell se piloti kërkon që të marri një dënim shembullor dhe se është i tronditur nga vrasja e Carolines.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:47
'Jam 18 vjeç dhe do të bëj një fëmijë', u mbyt me jastëk nga bashkëshorti, zbulohet ditari i 20-vjeçares! Detaje drithëruese

Një marrëdhënie e trazuar dhe me shumë konflikte përshkruhet në ditarin e Carolie me pilotin. Caroline kishte menduar të largohej nga bashkëshorti që në vitin 2019, por ajo priste një fëmijë.

15.11.2019: “Unë jam 18 vjeç dhe do të bëj një fëmijë! Babisit nuk i kam thënë akoma sepse sot u grindëm dhe i thashë që ta lëndoja, që nuk kam nevojë të shoh familjen e tij. U pendova për atë që i thashë. Ndihem shumë e lënduar, shpesh nxjerr gjithë zemërimin dhe trishtimin tek Babis. Ai nuk e meriton të trajtohet kështu por ndonjëherë nuk e kupton se për çfarë kam nevojë dhe se gjithçka që më duhet është që ai të jetë pranë meje”, shkruan Caroline.

“Dje u grindën me Babis për shkak të hormoneve të mia, unë shpërtheva mbi të. E thirra, e godita dhe i thashë se nuk e dua fëmijën tonë. Ne nuk kemi folur fare dje dhe sot u zgjuam mirë, hëngrëm, kaluam mirë, por pasdite më pyeti për dje. Nuk jam mirë jam shumë e mërzitur, padyshim që nuk do ta lëndonte kurrë fëmijën tim. Dashuria ime për këtë është më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Unë jam aq e ndikuar nga hormonet e mia saqë Babis duhet ta dijë. Më vjen turp t’i them. E di që ai do të më mbështesë, por nuk mund t’i them. Unë nuk jam mirë, por jam duke u përpjekur për fëmijën tim. Unë nuk dua që ajo të ndiejë se nëna e sa nuk e dëshiron atë dhe nuk e do. Problemet e mia hormonale janë të miat", shkruan Caroline.

Konfliket midis çiftit duket se ishin të shpeshta.

30.12.2019: “Sot u zura me Babis. Pak pasi hëngrëm mëngjesin (….) Unë e godita dhe shkova në zyrë. Gjithë ditën ai më pyeti se çfarë dua të ha. Nuk kam ngrënë asgjë. Jam shtrirë në shtrat dhe nuk mund të fle, kam një tension të tmerrshëm. Kam dalë në ballkon vetëm me bluzën time dhe kam qarë se nuk jam mirë.

31.12.2019: U zura përsëri me Babis. Këtë herë shumë. E godita, e mallkova dhe theva derën. U zgjova aq e dobët dhe e lodhur. Po mendoj te iki. Për të shkuar te motra ime, nuk e di nëse mund të vazhdoj me Babis", shkruan Caroline.

Verën e 2020 Coroline po përgatitej për tu larguar dhe kishte filluar të kërkonte një shtëpi të re.

3.07.2020: “Sot e vogla ime është një muajshe dhe sot është dita kur i thashë Babis se dua të largohem nga shtëpia. Fillova të kërkoj shtëpi. Gjeta pikërisht atë që kërkoja në Chalandri. Kur u kthye nga spitali (foshnja po trajtohej në atë kohë) ai më pyeti nëse doja të ndahesha. Unë nuk iu përgjigja. Pas disa të qarash dhe zërash unë i thashë atij se po mendoja para se të mbetesha shtatzënë ta lija, por pastaj mbeta shtatzënë, kështu që qëndrova me të në mënyrë që vajza ime të mos rritet pa dy prindërit e tij “, shkruan në ditar.

Ora 17:50
Dalin pamjet, vrasësi i 20-vjeçares dërgohet në gjykatë me jelek antipumb

Me kokën ulur, me jelek të bardhë antiplumb, me maskë të zezë anti-COVID dhe pa asnjë koment për gazetarët, është shoqëruar për në gjykatë pasditen e ditës së sotme Charalambos, i vili vrau bashkëshorten në sy të fëmijës.

Charalambos i është komunikuar akuza në gjykatë dhe është lënë në burg, ndrësa prite që të dënohet me burgim të përjetshëm.

Ora 13:27
Krim i menduar, fiku kamerat e sigurisë dhe e torturoi për 10 minuta, ora biometrike në kyçin e Carolines zbuloi kur rrahu për herë të fundit zemra e saj

Pas 37 ditësh gënjeshtra dhe dëshmi imagjinare për të kamufluar krimin makabër, piloti 32-vjeçar disa orë më parë pranoi se vrau bashkëshorten e tij Caroline nga gjaknxehtësia teksa po ziheshin por provat tregojnë të kundërtën!

Ora 00:35-  Pamjet e fundit të regjistruara nga kamerat e sigurisë janë ato të 32-vjeçaarit me të bijën. Por ajo që vihet re është nervozizmi me të cilin piloti shkruan në telefonin e tij.

Nga zbulimet e policisë, dhe pavarësisht se Charalambos i kishte fshirë mesazhet rezultoi se ai po zihej me Carolinen e cila ndodhej në një dhomë tjetër të shtëpisë.

Ora 01:20- Ai hoqi kartën e memories nga kamerat e sigurisë. Ky veprim “tradhton” Charalambon i cili në dëshminë e tij të fundit tha se ishte një krim i kryer në gjaknxehtësi e sipër, por mesa duket ai e kishte planifikuar.

Për dy orë çifti është zënë duke shkëmbyer mesazhe në telefon.

Ora 04:01- Ora e Carolines tregoi gjithçka! Përgjatë 10 minutave ora biometrike e 20-vjeçares tregon një rritje të theksuar të rrahjeve të zemrës, derisa zemra e saj nuk rrahu më kurrë. Ai e vrau!

Ora 04:11- Caroline nuk ishte më.

Ora 12:33
Vrasësi i Carolines rezultoi bashkëshorti, reagon Komuniteti i Emigrantëve në Greqi: Mediat të kërkojnë falje për shpifjet ndaj shqiptarëve! Boll nxitët racizmin

Komuniteti i Emigrantëve në Greqi ka reaguar dhe është shprehur i tronditur, pas zbulimit se Charalmabos ishte vrasësi i Carolines.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Komuniteti i Emigrantëve në Greqi shprehet se mediat greke nuk humbën aspak shansin të kultivojnë me vullnet stereotipin e “kriminelit të huaj, emigrant”, akte që nxisin urrejtjen dhe racizmin në shoqërinë greke.

Përmes deklaratës së tyre ata kanë kërkuar që mediat greke të kërkojë falje në publik për shpifje dhe manipulim të përsëritur, duke shfrytëzuar shqiptarët në Greqi, me propagandë të vazhdueshme, pa asnjë bazë apo informacion zyrtar.

“Le të mos kultivojmë urrejtjen në shoqërinë tonë që është dëmtuar mjaft, por ku mund dhe duhet të bashkëjetojmë të gjithë harmonikisht. Le të jemi të bashkuar kundër çdo forme dhune, sulmi ndaj të pafajshmit e vulnerabëlit, akti kriminal, për një të nesërme më të begatë për të gjithë!”, shkruhet në fund të postimit.

Ora 12:19
Prej 37 ditësh protagonisti i ‘lënduar’ në skenarin e vrasjes së bashkëshortes së tij, sot kërkon një dënim shembullor, piloti i penduar

Prej 37 ditësh ishte protagonisti i “lënduar” nga vrasja e Carolines që mbyti me duart e tij dhe sot, vetëm disa orë pasi pranoi krimin makabër që kreu shprehet i penduar dhe kërkon një dënim  shëmbullor.

Charalambos Agnasatopoulos, piloti 32-vjeçar i cili vrau bashkëshorten në sytë e fëmijës dhe më pas e përdori atë për të mbuluar krimin pritet dalë nga minuta në minutë përpara drejtësisë.

Avokati ka përcjell se piloti kërkon që të marri një dënim shembullor dhe se është i tronditur nga vrasja e Carolines.

Ai pritet të dënohet, për vrasje të kryer në një gjendje të qetë mendore, abuzim me kafshët dhe dëshmi të rremë

Ora 09:13
4 ditë pasi i mori frymën me duart e tij, bashkëshorti i Carolines poston foton: Përgjithmonë bashkë dashuria ime! Komentuesit: Si të ka zënë gjumi gjithë këto kohë

“Bashkë përgjithmonë”, shkruan Charalambos në rrjetin e tij social Instagram 4 ditë pasi me duart e tij i mori jetën Carolines në sytë e fëmijës së tyre e më pas shpiku një skenar të “çmendur” për të shpëtuar.

Por nuk ekziston krimi perfekt dhe policia greke, pas 47 ditësh i “zhveshi” maskën e dhimbjes 32-vjeçarit, i cili “kërkonte” vrasësit e bashkëshortes, që e mbyti me duart e tij.

E gjithë Greqia por jo vetëm, që me shpirt dhe mendje ishin pranë dhimbjes së tragjedisë së familjes së Charalambos, tani nuk po i besojnë syve dhe veshëve!

Vrasësi ishte pikërisht ai që ngushëllonin!

Ishte ai që shtrëngonte fort fëmijën e tyre, që e përdori për të krijuar skenën e krimit! Ishte ai që ngushëllonte me përqafime dhe puthje nënën e Carolines së gjorë, e cila po përjeton një dhimbje që nuk ka shërim. Dhe ishte po ai që i mori frymën Carolines, pasi fiku kamerat e sigurisë që askush asnjëherë mos të shihte krimin makaber dhe ta zbulonte!

Pas 8 orësh në dhomën gri të policisë, pas 8 orësh përsëritëse të historisë me skenar gati të mirëmenduar, ai e pranoi, “Po unë e vrava”.

Autori i krimit që mori përmasa ndërkombëtare dhe shokoi, u gjend dhe shpirti i Carolines pushoi në paqe...gjeti qetësi!

Nuk priti më shumë se 4 ditë për të vazhduar skenarin e përgatitur të bashkëshortit perfekt, dhe në rrjetet sociale Charalambos postoi një fotografi të të dyve, dorë për dore, të buzëqeshur në ditën më të bukur të jetës.

“Përgjithmonë bashkë. Udhëtim të mbarë”, shkruan ai.

Për 47 ditë poshtë asaj fotografie njerëzit suportonin dhimbjen e 32-vjeçarit, qanin bashkë me të, prisnin të zgjidhjen e misterit.

Por dje rreth orës 9 të mbrëmjes te gjithë njerëzit e zemëruar kanë “shpëthyer” ndaj vrasësit që ishte AI.

 “Si të ka zënë gjumi gjatë 40 ditëve?”, shkruan një komentuese.

“Erdhi momenti që të paguash për vrasjen makabre”, shkruan një tjetër.

“Nuk mendove as për fëmijët tënde”, shkruan dikush tjetër.

Ora 08:00
Vrasja e 20-vjeçares, policia greke: E kuptuam që në momentin e parë që burri ishte vrasësi! Pyeti për t'u siguruar nëse bashkëshortja e tij ka vdekur! Pamjet kur del para gjykatës

Policia greke ka dyshuar që në fillim se autori i vrasjes së 20-vjeçares, në Glyka Nera të Athinës është piloti 32-vjeçar Babis Agnasatopoulos, pikërisht burri i saj.

Presidenti i Policisë së Attikës, George Kalliakmanis thotë se që në fillim oficerët e kishin ndjesinë që burri ishte vrasësi dhe nga ftohtësia e tij kishin ngritur dyshime.

Sipas Kalliakmanis, oficerët e policisë që hynë në shtëpinë ku u krye vrasja në maj, zbuluan që në momentin e parë se kishin ndjenjën se autori i krimit ishte burri dhe sipas përvojës së tyre, përshtypja e nuk u gabonte.

‘Kur hyjnë hajdutët zbrazin gjithçka. Oficerët e policisë panë ftohtësi kur liruan pilotin. Autori i veprës dyshohet se nuk e dinte dhe pyeti nëse Caroline ka vdekur? Ai tha disa fjalë dhe më pas e mori fëmijën në krahë. Një oficer tjetër policie po më rrëfente se çuditërisht po i thoshte, ‘Më zgjidhni, po mbytem. Unë shpejt ia preva telat, pa mundur të kuptoj nëse ai po mbante nyjet, pa qenë i lidhur vërtet apo jo, normalisht.’ Rrobat në dollap u hodhën në mënyrë të tillë që dukej sikur ishte një grabitje.’’- rrëfeu Presidenti i Policisë së Attikës.

Një ditë më parë piloti 32-vjeçar, Babis Anagnostopulos u arrestua nga policia greke për vrasjen e bashkëshortes së tij, 20-vjeçares Caroline në sy të foshnjës së tyre.

Pas shoqërimit në polici 32-vjeçari ka rrëfyer dhe pranuar vrasjen para hetuesve. Ai u mor në pyetje për 8 orë, ku më në fund pranoi ngjarjen, pasi provat kundër tij ishin të pakundërshtueshme.

Piloti 32-vjeçar pretendon se gruaja e tij kishte e vendosur ta merrte fëmijën dhe ta linte. 32-vjeçari pranoi para oficerëve të policisë se natën e ngjarjes ishte zënën me gruan e tij dhe ajo i kishte thënë se do e merrte fëmijën dhe do ndahej, por kjo nuk ishte pranuar nga 32-vjeçari, i cili më pas e kishte mbytur atë në prani të foshnjes.  

Piloti tha se kohët e fundit në çift ka pasur shumë sherre që përfunduan me vrasjen e gruas 20-vjeçare. Caroline, 20, u vra brenda natës midis 10 dhe 11 maj. 

 

J.GJ./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genc: 19/06/2021 11:19

    Mire mediat greke qe jane te gatshme te publikojne lajme antishqiptare por eshte e neveritshme qe aludime te tilla te pabaza pushtojne faqet e para te te perditshme shqiptare.A eshte kjo thjesht mungese profesionalizmi? Kjo ka vite te tera qe ndodh, media shqiptare e gatshme te behet arltopolant i te pavertetave.Kur gabohet duhet te nxirren mesime por kjo po ndodh shpesh dhe asnje ndjese nuk po kerkohet.Komuniteti shqiptar ne Greqi me te drejte kerkon gjobitjen e mediave greke per nxirje imazhi, po mediat shqiptare a duhet te mbajne pergjegjesi?Turp qe vazhdon ….deri kur???

    Përgjigju
  • KRIMI: 18/06/2021 22:50

    KRIMI nuk ka ATDHE, rrace apo gjini. Bravo Policise dhe Beth esce qe e zbuluan shoejt. Turp mediave te nxira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)