Venezia fitoi 5-0 me Modenën në javën e 35-të në Serinë B të futbollit në Itali. Katër nga golat në këtë duel u shënuan nga Joel Pohjanpalo. Sulmuesi i vendasve shkëlqeu me "poker", teksa në fund festoi me një gotë birrë.
Pas fërshëllimës së arbitrit, finlandezi 28-vjeçar u drejtua për në barin me pamje nga stadiumi, duke marrë një birrë. E veçantë që në nivelin e dytë të futbollit në Itali, "pokeri" festohet me alkool.
Venezia këtë sezon pas 35 ndeshjeve mban vendin e 10-të me 45 pikë, duke qenë larg nga objektivi për ngjitjen në elitën e futbollit.
Komento