ITALI - Serie A zhvilloi të dielën katër ndeshjet e radhës për raundin e parë të sezonit 2026-27. Te tri pikët dolën Juventusi, Milani, Atalanta dhe Lecce. Raundi i parë i elitës së futbollit italian mbyllet sot në mbrëmje me dy ndeshjet Bologna - Lazio dhe Roma - Fiorentina.

Në stadiumin 'Benito Stirpe', vendasit e Frosinones ia bënë jetën të vështirë Juventusit, megjithatë 'Zonja e Vjetër' ia doli të fitonte 0-1 falë një goli të mbrojtësit Bremer. Ishte minuta e 22-të kur një krosim i Conceiçaos nga e majta bëri që braziliani me kokë ta linte sferën pas krahëve të portierit Palmisani. Te Frosinone Luis Hasa u fut në fushë në minutën e 67-të, ndërsa te Juventusi Edon Zhegrova luajti 21 minuta. Ky është sezoni i 11-të radhazi që Juvja e nis me fitore sezonin në Serie A.

Në 'Olimpikun e Torinos', vendasit u mposhtën 1-2 nga Milani. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa Milani mori avantazhin në minutën e 64-t me golin e 19-vjeçarit Alphadjo Cisse, kjo me asistin e Rabiot i cili u hodh në fushë në vendin e Jasharit. Forma e mirë e Rabiot u vërtetua në minutën e 66-të kur francezi shënoi edhe golin e dytë në një hark të shkurtër kohor. Torino reagoi dhe ngushtoi shifrat me golin e Che Adams në minutën e tretë shtesë, por tri pikët folën për Milanin që i dhuroi një debutim ëndrrash në stol trajnerit Ruben Amorim.

Serie A, raundi i parë:

22 gusht 2026

Udinese 1-1 Como

Inter 4-1 Monza

Parma 0-1 Cagliari

Genoa 0-2 Napoli

23 gusht 2026

Venezia 0-2 Lecce

Frosinone 0-1 Juventus

Torino 1-2 Milan

Atalanta 2-1 Sassuolo

24 gusht 2026

18:30 Bologna - Lazio

20:45 Roma - Fiorentina

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:01
VIDEO/ Milani fiton 1-2 në Torino, Amorim debuton me fitore në stolin e 'Djallit'

1787554937_alphadjocisse.JPG

Në 'Olimpikun e Torinos', vendasit u mposhtën 1-2 nga Milani. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa Milani mori avantazhin në minutën e 64-t me golin e 19-vjeçarit Alphadjo Cisse, kjo me asistin e Rabiot i cili u hodh në fushë në vendin e Jasharit. Forma e mirë e Rabiot u vërtetua në minutën e 66-të kur francezi shënoi edhe golin e dytë në një hark të shkurtër kohor. Torino reagoi dhe ngushtoi shifrat me golin e Che Adams në minutën e tretë shtesë, por tri pikët folën për Milanin që i dhuroi një debutim ëndrrash në stol trajnerit Ruben Amorim.

Ora 09:00
VIDEO/ Mjafton goli i Bremer, Juventusi fiton 0-1 në fushën e Frosinones! Ka minuta për Hasën dhe Zhegrovën

1787554862_geisonbremer.JPG

Në stadiumin 'Benito Stirpe', vendasit e Frosinones ia bënë jetën të vështirë Juventusit, megjithatë 'Zonja e Vjetër' ia doli të fitonte 0-1 falë një goli të mbrojtësit Bremer. Ishte minuta e 22-të kur një krosim i Conceiçaos nga e majta bëri që braziliani me kokë ta linte sferën pas krahëve të portierit Palmisani. Te Frosinone Luis Hasa u fut në fushë në minutën e 67-të, ndërsa te Juventusi Edon Zhegrova luajti 21 minuta. Ky është sezoni i 11-të radhazi që Juvja e nis me fitore sezonin në Serie A.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
5.0 / 5 (1 vlerësim)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55

    Si po menaxhohet situata me zjarret?