Një 17 vjeçar shqiptar është rrahur dhe kërcënuar me armë nga 4 grekë bashkëmoshatarë të cilët tashmë janë arrestuar nga policia në Selanik.
Sipas medieve greke ngjarja ka ndodhur më 18 shtator në zonën e Thermit në Selanik. Autorët nën kërcënimin e armës kanë rrahur 17 vjeçarin duke i kërkuar pagesën për një transaksion droge.
Shqiptari i plagosur ka shkuar në spital për ndihmën e parë dhe më pas ka bërë denoncimin në polici, siç shkruajnë mediat greke.
Komento