Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po bëhen përgatitjet e fundit për zgjedhjet e së dielës në Himarë. KQZ testoi pajisjen që bën identifikimin biometrik të zgjedhësve, që shmang votimin e dyfishtë apo tentativën për të votuar në emër të të tjerëve.
Nënkomisionerja shtetërore e Zgjedhjeve Lealba Pelinku tha se janë marrë të gjitha masat, që të paktën, në zgjedhjet e një klime të nxehtë politike, të shmangen problemet teknike.
‘Testimi shkoi në rregull, rezultuan që pajisjet janë në rregull, konform të gjitha rregullave teknike, shpresojmë të mos kemi probleme të natyrës teknike të mos ndodhin më’, tha ajo.
Problematikë në të gjitha zgjedhjet janë edhe operatorët teknikë që vënë në përdorim pajisjen PEI. Pelinku thotë se në rast surprizash, KQZ do të angazhojë stafin në qendër për të asistuar përdorimin e pajisjes.
‘Në momentin që flasim cdo qv është e mbuluar me operatorë teknikë, kemi hasur vështirësi në rekrutimin e tyre, ka patur tërheqje të operatorëve për shkak të sezonit, të rinjtë janë jashtë ose të punësuar në vende të tjera pune, plani rezervë është që stafi i kqz do të bëjë operatorin e pajisjes së identifikimit biometrik”, tha ajo.
Pelinku thotë se ende nuk ka një përgjigje nga drejtoria e gjendjes civile për shqetësimin që disa ditë më parë ngriti për fryrjen e listave të zgjedhjeve.
“Duke pasur parasysh një rritje anormale, parë ecurinë e ndryshimit të zgjedhësve në këtë bashki kemi kërkuar specifikimin e datave. Ka dyshime se ndryshimet kanë ndodhur në ditët pranë daljes së dekretit të presidentit për zgjedhjet e Himarës" tha ajo.
23 mijë e 74 qytetarë të Himarës do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur mes Vangjel Tavos dhe Petro Gjikurisë kryebashkiakun e Himarës duke i dhënë fund sagës së drejtimit të Bashkisë pas arrestimit të kryetarit të zgjedhur Fredi Belerit e disa muaj pas tij edhe kryetarit në detyrë Jorgo Goro.
S.B/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
62.6%
-
Mjaftueshëm
30.3%
-
S'kam mendim
7%
Vota total: 1608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor 2024, 10:34
-
Himarë, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama garanton: Do japim dhe AMTP-të! Parkim nëntokësor tek Fusha e Sportit, ndërhyjmë në Borsh
22 Dhjetor 2024, 11:20