4 kamionë kontrabandë, ja kush është grupi në Korçë e Bilisht që ktheu doganën në 'han pa porta' 

4 kamionë kontrabandë, ja kush është grupi në Korçë e Bilisht që ktheu doganën në 'han pa porta' 

Një grup me policë kufitarë, doganierë, në pikën kufitare të “Goricës” dhe persona të tjerë me banim në Korçë dhe Bilisht, vepronin si bandë kriminale, duke arritur të fusnin kamionë me mallra kontrabandë, nga Maqedonia në drejtim të territorit Shqiptar. Korça, është një qark që ka në juridiksionin e saj, 4 pika kufitare, si “Kapshtica”, ”Tushemishti”, “Gorica” dhe “Qafë-Thana”, dhe risku për të futur mallra kontrabandë është shumë i lartë. Kjo pasi personat që merren me këtë aktivitet kriminal, veprojë me forma dhe rregulla të grupeve kriminale. Çdo anëtar i këtyre grupeve ka detyra të ndara, duke filluar nga policët kufitarë dhe doganierët në pikat kufitare, të cilët nuk kontrollojnë automjetet dhe deri tek shoferët transportues, e personat përfitues të mallit të kontrabanduar. Një celulë e tillë kontrabandistësh të stërvitur dhe mirëorganizuar, është shkatërruar në Korçë dhe Bilisht, duke çuar fillimisht në pranga 5 zyrtarë të doganës së “Goricës”. Mes personave të arrestuar është dhe Shpendi Dragolli, ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Korçë. Por mes të arrestuarve, nuk mungojnë dhe emra militantësh të Partisë Socialiste në Korçë si Bilal Hysollari, Ylli Rapo, Astrit Haxhi dhe Janaq Kitani.

Të gjithë këta persona me detyra shtetërore të ndara në pikën kufitare të “Goricës”, momentalisht janë arrestuar me urdhër të prokurores Dhorina Theodhori dhe në 10 dhjetor 2019, gjyqtari Seladin Pysqyli, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 5 personat.

Nga hetimet e kryera,është konstatuar se pikërisht në mesnatën e 7 dhjetorit 2019 policët kufitarë kanë lejuar të kalojnë pa asnjë kontroll dhe peshim, të katër kamionwve të mëdhenj,të ngarkuar me goma automjetesh dhe veshje të ndryshme. Për futjen e këtyre katër kamionwve, është përdorur një skemë e sofistikuar duke ndryshuar targat e mjeteve. Madje njëri nga kamionwt ka hyrë nga Greqia në Maqedoni dhe më pas ka depërtuar në territorin shqiptar.

Për hetimin e kësaj çështje prokuroria dhe Policia e Korçës, tashmë po bashkëpunon me autoritet e drejtësisë Maqedonase, për të zbardhur këtë rast kontrabande me përmasa të mëdha malli, si goma automjetesh dhe veshmbathje.

Prokuroria e Korçës thotë në dosjen hetimore se efektivët e pikës kufitare Korçë, dyshohet se kanë bashkëpunuar me personat nga qyteti i Korçës dhe Bilishtit, për të kryer kontrabandën e mallrave. Nisur nga kjo situatë është bërë shpallja në kërkim e 7 personave dhe më konkretisht e Elton.Z, Arjan.P, Artur.Y, Astrit. H, Niko.S, Mimi.K dhe Festim.P. Ndaj këtyre persona është marrë masa e arrestit në burg në mungesë, por që prej datës 7 dhjetor ata nuk janë gjendur nga ana e policisë kriminale.

Momentalisht ndaj tyre dhe policisë kufitarë të arrestuar është ngritur akuza e “Falsifikimit të të dhënave kompjuterike”,”Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, “Shpërdorim detyre”,” Korrupsioni pasiv i personave me funksione publike” dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë”. Hetimi i prokurorisë Korçë, ka provuar se kamioni i parë që ka hyrë në mesnatë në pikën kufitare të “Goricës” dhe që nuk është kontrolluar e peshuar nga policia, është kapur në zonën e Maliqit. Pikërisht në kryqëzimin rrugor Zvezdë-Libonik, po lëvizte një kamion dhe sapo është njoftuar nga një patrullë policie për të ndaluar, drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi. Duke ecur rreth 300 metra lart dhe më pas shoferi ka ndaluar dhe ka braktisur mjetin, duke u larguar mes errësirës së natës, në drejtim të fushës së Maliqit. Ky kamion i ndaluar nga policia ishte i ngarkuar me goma dhe rezulton të jetë në pronësi të Artur.Z, ndërsa ky i fundit kishte dalë nga Shqipëria në drejtim të Maqedoni në 6 dhjetor së bashku me shokun e tij, Astrit.H. Gjatë kryerjes së veprime të tjera hetimore, prokuroria ka arritur të zbulojë dhe tre kamionë të tjerë të parkuar në sheshet e disa karburanteve në qarkun e Korçës. Për të komplikuar situatën, grupi përdorte një mekanizëm me ndërrimin e targave të mjeteve,ku shpesh herë përdoreshin targa të personave që nuk kishin aspak lidhje me këtë punë.

Një situatë të tillë dyshohet se ka përdorur Mimi.K nga Bilishti, i cili momentalisht është në kërkim. Mimi.K, thotë prokuroria i ka marrë makinën shokut të tij, Geraldi. M, i cili punon në një kompani private. Mirëpo teksa ja ka kthyer makinën, Geraldi.M, ka konstatuar në mëngjes se automjetit të tij “Benz”, i mungonin targat. Pikërisht këto targa, dyshohet të jenë hequr nga Mimi.K, dhe ato janë gjetur dhe sekuestruar në kabinën e kamionit të ngarkuar me goma makine, të sekuestruar në Maliq. Menjëherë është kërkuar lokalizimi dhe arrestimi i Mimi.K, por ky person nuk është gjendur nga policia në banesën e tij dhe në objektet e tjera të kontrolluara.

Pritet që në ditët në vijim kjo çështje të ketë zhvillime të tjera. Ndërkohë momentalisht janë arrestuar dhe ndodhen në burg Shpendi Dragolli, ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Korçë,Bilal Hysollari, Ylli Rapo, Astrit Haxhi dhe Janaq Kitani. Ndërsa në kërkim janë Elton.Z, Arjan.P, Artur.Y, Astrit. H, Niko.S, Mimi.K dhe Festim.P.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goricë: 20/12/2019 06:33

    Fshatarë dhe vetem superfshatarë

    Përgjigju
  • A. Begolli: 19/12/2019 20:34

    Shoku gazetar Bilisht nuk merren me goma po kercet droga

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale