Katër mësues të shkollës "Shefqet Tançi" në Bulqizë kanë rezultuar pozitiv të infektuar me Covid-19, pas testimit nga ana e mjekeve epidemiologë në njësinë vendore të Kujdesit Shëndetësor Bulqizë.

Ndërsa hetimi epidemiologjik vazhdon,  akoma nuk ka ndonjë vendim sa i përket pezullimit të mësimit në këtë shkollë.

Aktualisht në Qarkun Dibër rezultojnë 59 persona aktiv të infektuar me Koronavirus.


Lajmi kryesor:

20 mësues e 3 prokurorë të prekur në Tiranë! 125 raste të reja dhe 5 viktima me COVID në 24 orë (VIDEO)