4 mln lekë dhuratë, shtëpi, toka e makina/ Edi Paloka kërcënon Shqiptarja.com me gjyq pas publikimit të pasurisë

4 mln lekë dhuratë, shtëpi, toka e makina/ Edi Paloka kërcënon Shqiptarja.com me gjyq pas publikimit të pasurisë

Edi Paloka, nënkryetar i PD

Shqiptarja.com publikoi sot deklaratën e pasurisë së nënkryetarit të PD, Edi Paloka nga ku rezulton se ka përfituar në formë dhurate plot 40 mln lekë të vjetra ose 32 mijë euro. Po ashtu, në vitin 2013, Paloka deklaron se i ka lënë trashëgim babai një apartament me sipërfaqe 46.88 m2, banesë në Tiranë me sipërfaqe 130 m2, tjetër apartament në Tiranë i paregjistruar si dhe një garazh në Tiranë me sipërfaqe 14.32 m2. Deklaron edhe prona me sipërfaqe 1000 m2, vreshtë 500 m2, tokë arë 2000 m2, tokë arë 750 m2 dhe tokë arë 1 000 m2 trashëguar të trashëguar nga prindërit. Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka deklaron disa makina që nga viti 2003. Makinën e fundit e ka blerë në vitin 2013, me vlerë 25 mijë euro (Lexo këtu të plotë).

Pas publikimit të këtij artikulli, Edi Paloka, i cili njëkohësisht mban edhe postin e nënkryetarit të Kuvendit, ka shpërthyer në akuza përmes një postimi në rrjetet sociale në adresë të gazetës Shqiptarja.com, por edhe botuesit Carlo Bollino. Ai shkon edhe më tej kur paralajmëron padi në gjyq, ndonëse në asnjë rresht të reagimit të tij të gjatë, nuk i mohon pasuritë që disponon dhe të radhitura nga gazeta, nuk mohon as shitjen e apartamentit 70 mijë euro te familja Voci në Lezhë (Lexo këtu), të cilëve javën e kaluar iu sekuestruan 5.5 mln euro nga burime të pajustifikuara ndonëse pretendohen dhuratë nga një miliardier suedez.

Por thjesht zgjedh të bëjë politikën e opozitës duke i dhënë pikërisht ngjyra politike artikullit dhe duke folur për urdhra nga padronë imagjinarë edhe pse gjithçka që është publikuar është e natyrës gazetareske dhe e referuar te dokumentet zyrtare të shtetit aty ku Edi Paloka bën deklarimin e pasurisë prej vitit 2003. 

Reagimi i Palokës
Ka vazhduar dhe sot sulmi i kellirave ndaj meje sipas porosise se kryekellires per ti bere pis te gjithe. Dy nga me te “kulluarit“ e “rilindjes” Peza qe te vetet e cuan para drejtesise se i dolen 1 miliardet e investuara ne banka dhe Car.Bol ( keshtu nenshkruan Carlo Bolino ne artikujt e tij) qe ka ardhur nga matane detit per te grabitur shqiptaret nepermjet Rames, kane kembengulur te zbulojne ndonje pike te erret, te lene ndonje njolle pislliku mbi mua, duke spekulluar me tituj ne mediat e tyre.

Car. Boli ka marre deklaratat e pasurise qe une bej prej gati 20 vjetesh , i ka gerrmuar mire e mire dhe pastaj boton nje shkrim qe i ve per titull: Paloka me nje rroge me disa shtepi , toka dhe disa makina... Ky kellira qe ben si gazetar profesionist, me njeh dhe personalisht, po ka marre urdherin e padronit dhe e ka zbatuar ashtu si i leverdis padronit .

Po te shohesh ne titull: “ka disa makina” , mendon qe une duhet te kem ndonje park makinash. 

Ky “gazetari profesionist”( qe profesionist po tregohet vetem ne menyren si po i grabit shqiptaret bashke me Ramen) ka numeruar makinat qe une kam perdorur ne gjithe keto vite (pasi kam shitur njeren dhe kam blere tjeter ) perfshi dhe karakatina 1 milion lekshe , I ka bere bashke te gjitha ato dhe shkruan : “ka disa makina”. Ne fakt une sot nuk kam asnje makine private, kam vetem makinen zyrtare si nenkryetar Parlamenti.

Me permend toka e shtepia Car.lo , po “harron” te permendi qe te gjitha ato jane TRASHEGIMI, te deklaruara e te dokumentuara qarte ne deklaratat e pasurise, pikerisht ato qe ka perdorur “ky profesionisti” per te spekulluar. Deklaratat dhe pasuria ime eshte kontrrolluar disa here nga institucionet kompetente se cuditerisht me ka rene shorti per tu kontrrolluar me shpesh se atyre qe kane hyre ne politike me duar ne xhepa dhe sot jane milionere, perfshi dhe Car.Bol qe ne politik punon si sherbetor i Rames.

Per fat te keq, ne keto vite ,une nuk i kam shtuar pasurite qe me jane lene trashegimi, madje i kam shitur shume prej tyre qe kur im ate eshte ndare nga kjo jete, sepse duke qene ne politike , nuk mund ti administroja. Kurse ju kellira keni mjaft kusure per te lare dhe ju garantoj qe do ti lani bashke me padronin tuaj, per kete ju jap fjalen. Fillimisht do ballafaqohemi ne gjyq, se me sa duket vetem keto do jene rastet kur do shtoj dhe une pak “pasurine” time.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Honglateri: 02/02/2019 22:11

    Thum thum mire e ke Paloqe hap gjyq se do fitosh . P... e sateme

    Përgjigju
  • Outsider: 02/02/2019 13:16

    Nuk ka për ta bërë kurrë hedhjen në gjyq.

    Përgjigju
  • Popull: 01/02/2019 20:54

    Do shtosh P.. e satëme, Dhe na tregon që për ty politika paska më vlerë, se pasurit prandaj i ke shitur.. Ik o Pakoqja se na hape barkun legen, gënje ndonjë debil nga Gjadri, jo njerzit që të lexojn ty pa hapur gojën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja