4 shtylla dhe dopio Theo, Milani frenon me Parmën, fitojnë Juventusi dhe Barcelona (VIDEO-Golat)

TIRANË- Katër shtylla dhe dy gola, por Milani ngec ndaj Parmës në një barazim 2-2 dhe vijon të jetë i pamposhtur në Serinë A. Kuqezinjtë pësojnë shumë shpejt me miqtë që shënojnë me Hernanin në minutën e 13-të ndërsa më pas Milani ngec në shtylla duke goditur plot katër të tilla dhe Parma përfiton duke shënuar edhe golin e dytë me Kurtic. Humbjen e parë në kampionat skuadrës së Piolit ia evitoi  mbrojtësi spanjoll Theo Hernandez që shënon dy gola në minutat 58-të dhe 91. Me 8 fitore dhe tre barazime Milani vijon të kryesojë por këtë herë me vetëm tre pikë më shumë se Interi.

Juventusi arrin dy fitore radhazi në kampionat për herë të parë që kur Pirlo është ulur në stol. Kampionët në fuqi mposhtën 3-1 Genoan me Dybalan që u rikthye tek goli duke i dhënë avantazhin bardhezinjve. Genoa barazoi me Sturaron ndërsa duelin e vendosi dygolëshi i Cristiano Ronaldos i shënuar me penallti.

Leo Messi riktheu Barcelonën tek fitorja në La Liga. Kapiteni shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Levantes.

Në Angli nuk ka ndryshuar kreu. Liverpool nuk ka përfituar nga barazimi i Tottenham dhe po ashtu ka ngecur ndaj Fulham në një barazim 1-1. Salah shënoi për skuadrën e Klopp që bashkëkryeson me skuadrën e Mourinhos me nga 25 pikë./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Imagjinoni, sikur të rikthehen në pushtet…

Imagjinoni, sikur të rikthehen në pushtet…