Një recitim për çdo stinë...
“Puna e një koreografi nis me disa ngacmime të vogla e më pas këto ngacmime kthehen në burim frymëzimi, e më pas në përjetime të mëdha”, rrëfen koreografja Blerina Arbana.
Kanë kaluar thuajse tri shekuj, prej kur natyra foli për herë të parë përmes notave muzikore... Por, ‘4 stinët’ e Vivaldit, erdhën ndryshe dje në “Opera”...
“U desh Vivaldi, i cili më ngacmoi, dhe më hyri në qelizë... E të them të drejtën, ‘4 stinët’ e Vivaldit është një nga pjekuritë e mia sa i përket anës koreografike”, tregon më tej ajo.
Prej shtatorit koreografja Blerina Arbana ka punuar me nxënësit e Shkollës së Baletit... e tanimë shfaqja është e kryer...
Tek ‘4 stinët’ që ajo jetëson, ka dashur që aspektet jetësorë të ngrënë krye, ndërsa emocionet premierës ia shton recitimi i xhaxhait të saj, aktorit Reshat Arbana...
“Recitimi nga xhaxhai im ikona e teatrit dhe kinematografisë, Reshat Arbana ka qenë një tjetër gjetje. Të mendosh kur ke një zë të fuqishëm në skenë nga ana e interpretimit, do të thotë një ‘armë’ më shumë për suksesin. Ai e priti shumë mirë, i pëlqeu shumë koncepti dhe më tha: Bravo!”, shprehet më tej koreografja.
Si protagoniste të veprës interpretuan katër maturante, Uendi, Graciela, Eski dhe Binaka, secila duke personifikuar nga një stinë...
Nuk i fshehin emocionet për performancën në skenën më prestigjioze në vend, ndërsa shpjegojnë, pse kjo shfaqje do të lërë një gjurmë të veçantë.
“Është një nga nismat më serioze të shkollës sonë, në të cilën zysh Blerina është përkushtuar përgjatë këtyre dy muajve. Emocioni dhe mirënjohja janë të mëdha, si për skenën ashtu edhe për rëndësinë madhore të veprës. Një nga shfaqjet më të mira , që do të lërë gjurmë në historinë e Shkollës së Baletit”, rrëfejnë ato.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Beteja në PD për anëtarët e KZAZ, cilën listë duhet të regjistrojë KQZ?
-
Berishës
19.7%
-
Alibeajt
75.5%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 147
Lajme të tjera
-
Opera çel siparin për 2023 me ‘Notte D’Oscar’! Muzika e filmave më të njohur luhet sot në teatër, dirigjenti italian: Krenar që jam këtu
10 Janar, 16:40
-
Festat e fundvitit në ‘Opera’, galaja ‘Verdiane’ mbush skenën me emocione! Solistët e repertori u pritën me ovacione nga publiku
29 Dhjetor 2022, 16:23
-
Festivali i dancit bashkëkohor, 4 performanca speciale në skenë! Eno Peçi rrëfen rikthimin, Muçollari dhe ‘Tokja’ tregojnë punën e Preljocaj me TKOB
4 Nëntor 2022, 20:58
-
Veliaj: Kartës së Studentit i shtohet një tjetër shërbim! Krijojmë lehtësira! Greva e pedagogëve, në dëm të studentëve
1 Nëntor 2022, 19:12
-
I jepet lamtumira e fundit artistit Sali Shijaku, homazhet te TKOB! I biri zbulon 2 fjalët e fundit të mjeshtrit të pikturës
25 Shtator 2022, 12:03
-
'Zare', Ilir Shaqiri në 'Opera': Tabani ADN-ja jonë! Arti i paraprin politikës, sot sikur vallëzoi gjithë Shqipëria, ajo natyralja që ne duam
15 Shtator 2022, 17:51
-
Premierat, Festivali i Dancit e mbrëmja gala, 'Opera' nis sezonin e ri, pjesë e bordit dhe sopranoja Ermonela Jaho! Voshtina: Mision promovimi i teatrit
1 Shtator 2022, 10:12
-
3 artistë të rinj të 'Operas' dhe pianistja Veizaj, drejt Beratit për të çuar magjinë e muzikës klasike! Xhelili, Vera dhe Murrja: Na nxit pasioni
2 Korrik 2022, 16:04
-
Në krye të “Opera-s”, Voshtina rikthehet më e pushtetshme, flet dhe për konfliktet e hershme! 112, 7 mln lekë faturë, Ministria: Nga 1 korriku rriten pagat, ja kush përfiton
30 Qershor 2022, 17:04
-
‘Kopshtet plastike’, objektet si personazhe në teatër! Java italiane edhe sot ‘Një ballo me maska’ unike
4 Qershor 2022, 21:06
-
Gara për drejtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit, jo vetëm Gjipali dhe Çela, edhe 4 artistët e tjerë kandidojnë! Primabalerina Adela Muçollari ndër pretendetët
22 Prill 2022, 11:03
-
Drejtorë pa afat ose 'institucione pa kokë'?, pse nuk ndërrohen titullarët, Ministria e Kulturës: Ja kush drejton restaurimin e Galerisë, ç'do të ndodhë me Çelën, Koçin e Çulin
16 Mars 2022, 16:40