195 kg kanabis në Kapshticë, pamjet brenda kamionit ku ishte fshehur, 4 në pranga, mes tyre 2 organizatorët, një në kërkim

Një ditë pas kapjes së 195 kilogramë kanabis sativa në Kapshticë, Policia ka zbardhur skemën e tentativës së lëndës narkotike me anë të një kamioni që po udhëtonte në Greqi.

Sipas policisë numri i personave të arrestuar ka shkuar në 4, nga të cilët dy janë organizatorët, ndërsa në kërkim është edhe organizatori i tretë.

Policia kufitare ka përzgjedhur për kontroll të detajuar në vijë të dytë mjetin kamion tip “Iveco”, me drejtues shtetasin Safet Velaj 54 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte si destinacion Greqinë.

"Kontrolli ka vijuar më pas me procesin e skanimit të kryer nga Dogana, ku u shfaqën dyshime se mbi karrocerinë e mjetit mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike. Konkretisht në sipërfaqen e saj u gjet një sasi prej 195 kg lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Drejtuesi i kamionit (i dënuar më parë për veprën "Dhuna në familje") u arrestua në kushtet e flagrancës", thuhet në njoftimin e policisë.

Pas shoqërimit të shoferit, policia zbardhi skemën e tentativës së trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, duke identifikuar dhe kapur edhe personat e tjerë të implikuar në këtë veprimtari.

U arrestuan:
1-Shefki Hima 64 vjeç, banues në Tiranë, akuzuar për trafik narkotikësh (i dënuar më parë për "Vetëgjyqësi")
2-Vilfred allias Alfred Cenolli 55 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve").
3-Mondi Janko  48 vjeç, banues në Korçë, akuzuar për veprën penale "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve" i cili ka falsifikuar dokumentacionin e kamionit.
4-Safet Velaj 54 vjeç nga Mallakastra,  banues në Tirane dhe i arrestuar për trafik narkotikesh. Ka qenë i dënuar më parë për dhunë në familje.

Si edhe u shpall në kërkim shtetasi B. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili së bashku me shtetasit Shefki Hima  dhe Vilfred allias Alfred Cenolli, dyshohet të kenë qenë në rolin e organizatorëve të kësaj veprimtarie.

Edhe pse policia nuk e konfirmon, një ditë më parë gazetarja e Report TV, Gladiola Hoxha bëri të ditur se destinacioni final i lëndës narkotike ishte Turqia.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?