Katër vajzat që mbetën jetime në Peshkopi, pasi prindërit humbën jetën nga një aksident në mars janë bërë me shtëpi të re. Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e banesës së re të vajzave në Tiranë.
"A ju kujtohet fatkeqësia tronditëse e 4 vajzave të mbetura jetime në fshatin e vogël të Peshkopisë? Ato tanimë janë bërë me shtëpinë e tyre, falë solidaritetit me “Fundjavën Ndryshe” dhe Olta si deputete e zonës, është përkujdesur posaçërisht gjatë tërë kësaj kohe për kopshtin, shkollën, kujdesin mjekësor, pushimet e verës..."shkruan Rama.
Në mars të këtij viti dy kryefamiljarët, Gentian dhe Klodiana Karazajmi humbën jetën në një aksident, ndërsa 4 fëmijët që mbetën jetimë qëndruan me gjyshërit në kushte të vështira ekonomike.